Biden: Nëse ne largohemi nga Ukraina dhe fiton Rusia, çfarë mendoni se do të ndodhë me Ballkanin?

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, sot mbajti një fjalim në Shtëpinë e Bardhë ku foli për agresionin dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

    Biden në fjalim përmendi vendet e Ballkanit, duke i pyetur të pranishmit në Shtëpi të Bardhë se çfarë mendojnë se ndodh me vendet e Ballkanit nëse SHBA largohet dhe Rusia do të mposhtë Ukrainën.

    Biden të njëjtën pyetje e bëri edhe për atë se çfarë mund t’i ndodh Polonisë e Hungarisë nga një fitore potenciale e Rusisë në Ukrainë.

    “Nëse largohemi dhe Rusia është në gjendje të mbajë sulmin e saj dhe të rrëzojë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit? Çfarë mendoni se do të ndodhë nga Polonia në Hungari?”, tha ai.

    Lajmi Paraprak

    Vdes njëri nga të plagosurit e incindentit me armë zjarri në spitalin e Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Mësimi me dy turne dëmton nxënësit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë