Mësimi me dy turne dëmton nxënësit

    Janë të pakta shkollat fillore të cilat procesin edukativo arsimor e realizojnë vetëm në një turn. Ato të cilat kanë një mundësi të tillë kanë përfitime të shumta, tha për Alsat, Gazmend Ganiu drejtor i shkollës fillore ”Dituria” në komunën e Likovës, ku mësimi zhvillohet vetëm në turnin e parë. Përveç shpenzimeve të përgjysmuara, Ganiu tha se puna në një turn të vetëm jep rezultate më të mira dhe siguri të nxënësve, posaçërisht atyre të grupit klasor.

    “Për të funksionuar në një ndërrim, shkolla si shkollë fillimisht duhet të ketë hapësirë. Ne e kemi at fat të mirë që kemi hapësira të mjaftueshme dhe punojmë në një ndërrim. Do të jetë më mirë edhe për prindërit edhe për nxënësit e shkollës sepse do ta kenë gjysmën e ditës të lirë. Për nxënësit e ciklit të ulët është pak problem ta kryej mësimin në katër ose pesë e gjysmë pasdite sepse bie nata dhe ai frikohet vet. E ka të domosdoshme prindi të shkoj ta pret fëmijën, për sigurinë e vet dhe fëmijës së tij”, tha Gazmend Ganiu, drejtor i sh.f “Dituria” Likovë.

    Refik Sali, ish-mësues dhe tashmë drejtor i shkollës fillore “Abdyl Frashëri” në Haraçinë sqaron se periudha e paraditës është koha më e përshtatshme e mësimnxënies dhe mësimdhënies. Sipas Saliut, kjo është e paraparë edhe në aspektin psikologjik e pedagogjik.

    “Mësimi I paraditës që fillon prej ora 7 e 30 minuta deri në 12 e 30 minuta është koha më efikase për nxënie të nxënësve edhe është shumë reale në aspektin pedagogjik dhe didaktik, madje edhe psikologjik është koha më e përshtatshme për mësim. Mirëpo, ne e kemi patjetër që mësimin ta zhvillojmë në dy ndërrime për shkak të numrit të madhë të nxënësve. Sigurisht, s’ka dilemë aty se shpenzimet do të ishin të përgjysmuara, në veçanti ngrohja, energjia elektrike, harxhimet tjera plotësuese por kushtet janë që nuk do të kemi mundësi ta bëjmë vetëm në një ndërrim”, theksoi Refik Saliu, drejtor i sh.f “Abdyl Frashëri” Haraçinë.

    Ndërkohë që shkolla të caktuara shqyrtojnë mundësinë për të funksionuar vetëm në një turn, shumë shkolla të qyteteve të ndryshme janë të stërmbushur me nxënës. Madje nuk përjashtohet mundësia që të funksionojë edhe turni i tretë.

    Lajmi Paraprak

    Biden: Nëse ne largohemi nga Ukraina dhe fiton Rusia, çfarë mendoni se do të ndodhë me Ballkanin?

    Lajmi i rradhës

    Banorët e Kalishtit ankohen për rrugën, paralajmërojnë protesta para komunës së Vraçishtit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë