Kujdes me këto ushqime në mëngjes, paralajmëron gastroenterologu

    Ekspertët gjithmonë theksojnë rëndësinë e vaktit tuaj të parë të ditës.

    Vakti i mëngjesit prish agjërimin tuaj gjatë natës, kështu që është burimi juaj i parë i glukozës që nevojitet për të rritur nivelet e energjisë dhe vigjilencën tuaj, shkruan Express.co.uk.

    Një gastroenterolog ka paralajmëruar se zgjedhjet tuaja për vaktin e mëngjesit mund të kenë implikime përtej niveleve tuaja të energjisë.

    Dr. Saurabh Sethi, një gastroenterolog i certifikuar ka treguar përmes një video në TikTok se cilat ushqime duhet të shmangni për mëngjes.

    Proshutë

    Arsyeja pse duhet të shmangni proshutën është sepse është shumë e përpunuar, plot me yndyrna dhe nitrate të pashëndetshme, paralajmëroi mjeku.

    Drithëra për mëngjes dhe granolat

    Drithërat e mëngjesit mund të jenë problemi më i dukshëm, pasi granolat mund të përmbajnë disa përbërës të shëndetshëm si fruta, arra dhe fara.

    Në disa raste, lloji i vajit të përdorur në granola është kokosi, i cili mund të çojë në nivele më të larta të kolesterolit.

    Petullat

    Ngjashëm me drithërat e mëngjesit, gastroenterologu paralajmëroi se petullat shpesh janë të mbushura me sheqer, duke i bërë ato një opsion të keq për mëngjes.

    Nëse keni nevojë për frymëzim për një mëngjes të shëndetshëm, mjeku zbuloi se e preferon të një omëletë me perime dhe bukë së bashku me kafe ose çaj pa sheqer.

    Lajmi Paraprak

    Zgjedhja e presidentit në Kuvend, nevojë apo fushatë parazgjedhore?

    Lajmi i rradhës

    “Na thoshte do t’ju djeg me benzinë”, flet gruaja e Pëllumb Metës që u vra nga djali i tij: i kam larë muret me gjakun tim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë