FËMIJËT …

    Maram Al Masri
    Përktheu: Elmaz Fida

    Fëmijët nuk i kuptojnë
    edicionet e lajmeve
    rënien, ngritjen dhe luhatjen e bursës
    madje, as krizën ekonomike.

    Fëmijët ëndërrojnë
    për kuajt
    qentë, macet
    dhe miqtë
    Në veçanti
    ata ëndërrojnë puthjet, buzëqeshjet
    dhe duart përkëdhelëse.

    Fëmijët nuk e kuptojnë
    heshtjen e dasmave
    mbylljen e qendrave argëtuese
    as dhe refuzimin e familjarëve
    kur ata kërkojnë mollën e dashurisë
    çokollatën
    apo qoftë dhe një xhiro me kuaj
    druri

    Fëmijët nuk i kuptojnë luftërat
    madje, as kur
    imitojnë policinë
    apo maskohen si indianët e kuq.

    Fëmijët janë amaneti i çmuar
    i jetës …

    Lajmi Paraprak

    Gerapetritis: marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet as nga Greqia, as nga RMV

    Lajmi i rradhës

    Salçiçet, lëngjet për fëmijë, akullorja, janë disa nga produket e tërhequra nga tregu i RMV për shkak të sigurisë

    Lajme tjera

    Ç’DOBI KA MIRËSIA

    Bertolt Brecht Ç’dobi ka mirësia,Kur të mirët menjëherë vriten,ose vritenAta, me të cilët janë të mirë? Ç’dobi ka…
    Më tepër

    Letër nënës

    Sergej Esenin Gjallë je, nënoke? Edhe unëGjallë jam. Shëndet më paç, shëndet!Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë