I PAMPOSHTUR

    Poezi nga: William Ernest Henley
    Përktheu: Alfred Kola

    Nga nata që më ka mbuluar
    Pol më pol si gropë nxirosur
    Ç’është perëndi e kam uruar
    Veç për shpirtin e pamposhtur.

    Në gjendjet kur nuk duron dot
    As kam qarë e as jam prapsur.
    Dhe kur fati të vë nën shkop
    I paepur, kokëpërgjakur.

    Tej këtij vendi mërì e lot
    Tmerri hijen ka lëshuar,
    Dhe i kanosur jetë e mot
    S’do më gjejë të frikësuar.

    S’ka rëndësi porta e ngushtë,
    Listë e gjatë që mban ndëshkim,
    I fatit tim, zot jam unë,
    Jam kapiteni i shpirtit tim.

    Lajmi Paraprak

    Lista Serbe: populli serb nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Zelensky është lideri më popullor i Europës, rezultate interesante për Macron dhe Scholz

    Lajme tjera

    GRUAJA

    Amado NervoPërktheu: Bajram Karaboll Proverbi pers thotë: “Mos e lëndoni gruan as me një petale trëndafili.” Unë them:…
    Më tepër

    Imazhet flasin…

    Luan Rama E vështrova gjatë këtë fotografi, pasi imazhet flasin. Nganjëherë ato klithin, pasi mbartin shumë trisht e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë