Pagoi mbi 300 euro për vizë pune në Gjermani, mashtrohet një person nga Tetova

    SPB Tetovë / Fotografia: Nistori

    Viza e punës për Gjermani i ka nxjerr telashe një 36-vjeçarit nga një fshat i Tetovës. Ai edhe pse kishte paguar për të njëjtën 21.500 denarë, nuk e mori asnjëherë sepse ishte mashtruar nga I.Z. i cili ishte ndërmjetësues.

    “Më 30.04.2024 në ora 11.00 në SPB Tetovë, 36-vjeçari nga një fshat i Tetovës ka paraqitur se është mashtruar nga I.Z. nga Resnja për shumë parash prej 21.500 denarë”.

    “Sipas denoncimit, ai nëpërmjet rrjeteve sociale ka vënë kontakt me I.Z., i cili i është prezantuar si udhëheqës i një firme e cila merret me dokumente për jashtë vendit, me të cilin janë marrë vesh që të ndërmjetësojë për vizë pune në Gjermani, për çfarë dhe ia ka dhënë paratë. Pasi e ka parë se puna nuk është mbaruar, ka kuptuar se është mashtruar. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në raportin e MPB-së.

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon fushata për zgjedhjet parlamentare, partitë në kërkim të votave

    Lajmi i rradhës

    Paralajmërohet shtrenjtim i mjaltit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë