Kur urgjenca nuk mjafton! Ndihma e Shpejtë detyrohet të zgjedhë se kujt t’i vijë në ndihmë

    Mungesa e personelit mjekësor dhe vonesat në pranimin e pacientëve në spitale detyrojnë selektimin e thirrjeve emergjente. Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë pranon rreth 70 thirrje që në orët e mëngjesit, por për shkak të mungesës së kushteve nuk arrin t’i realizojë të gjitha shërbimet.

    “Por përveç kësaj që kemi numër të ulët të ekipeve ballafaqohemi edhe vështirësi tjera siç një ndër është edhe vonesa ne pranim-dorëzim të themi me orë nëpër spitale, sepse edhe spitalet janë të mbingarkuar nga i gjithë shteti dhe shpesh na ndodh që të kemi 2-3 ekipe të bllokuara atje.” / deklaroi Rihad Rexhepi-Mjek i Ndihmës së Shpejtë

    Shërbimi i transportit të pacientëve është ndër sektorët ku këto probleme janë më të theksuara. Pëqrveç korsive të bllokuara, transporti i pacientëve përballet edhe me gjoba për shkelje në trafik për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

    “Shpesh na ndodh që janë të bllokuara dhe pse e kemi korsinë e veçantë parkohet një veturë ose një ambulancë… Problem më i ri është që shoferët posaçërisht ata që po merren me transport të pacientëve…pacientët dërgohen në spital për kontrolle ose për ndonjë incizim dhe kohës së fundit po marrin gjoba nga policia për shkak se e kanë  tejkaluar shpejtësinë e lejuar.” / deklaroi Rihad Rexhepi-Mjek i Ndihmës së Shpejtë

    Ekipet e Ndihmës së Shpejtë theksojnë se problem mbetet edhe qarkullimi i vështirësuar pranë klinikave për shkak të automjeteve të parkuara, ku as policia nuk mund të ndërhyjë, ndërsa pacientët presin për ndihmë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mes të ftohtit dhe varfërisë: ngrohja po bëhet luks për qytetarët e RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë