Lloga – Siljanovskës: zonjë e panderuar, nuk meritoni votë

    Të ftuar në ClickPlus, Krenar Lloga e Zeqirja Ibrahimi debatuan për deklaratën e Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente nga VMRO, ku tha se do të ketë tribunal ndërkombëtar për luftën e 2001.

    Lloga tha se kjo retorikë nacionaliste është e VMRO-së dhe duhet të dënohet dhe shtoi se Davkova flet si kandidate VMRO-së dhe jo si individ.

    “Ajo zonjë e panderuar nuk meriton votë pikë dhe këtë duhet ta thonë kaq shkurt kaq qartë, por kanë frikë”, tha Lloga.

    Por kjo u kundërshtua nga Zeqirja Ibrahimi ku tha se nuk kanë frikë, por reagimi i Lloga ishte i menjëhershëm ku i kërkoi Ibrahimit që ta përsëris pas tij “Zonja në fjalë nuk meriton votë”.

    “Si koalicion vendimi është se është përfunduar gara e zgjedhjeve presidenciale. Unë nuk jam individi që vendosi në emër të koalicionit. Për VLEN nuk ka garë të zgjedhjeve presidenciale”, tha Ibrahimi.

    Së pari ndryshimet kushtetuese, më pas Qeveria – thotë Lloga

    Lloga nga Fronti Europian shtoi se duhet respektuar marrëveshja e nënshkruar mes liderëve shqiptarë – që nuk bëhen pjesë e asnjë qeverie pa u miratuar ndryshimet kushtetuese.

    Kështu, Lloga rikonfirmoi qëndrimin se Fronti Europian fillimisht përkushtohet për ndryshimet kushtetuese, dhe më pas për formimin e Qeverisë.

    “Ajo çfarë është nënshkruar nga liderët e partive politike shqiptare, edhe qëndron dhe është shumë e thjesht: ose do të respektohet ajo marrëveshje ose do të kemi shkelje të asaj për të cilën jemi marrë vesh. Ne si Front kemi thënë – së pari ndryshimet kushtetuese dhe më pas formimi i Qeverisë”, tha Lloga. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ibrahimi: liderët e VLEN-it kanë nisur negociatat me VMRO-në për ndarjen e “kulaçit”!

    Lajmi i rradhës

    Apasiev: çdo kryeministër i ri tregohet i butë ndaj pakicës shqiptare, kjo është e papranueshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë