Bankat në RMV numërojnë milionat, qytetarët borxhet!

    Bankat në periudhën janar-shtator kanë realizuar fitim prej 224.4 milionë eurosh , që është rreth 10.7 milionë euro më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregon raporti i fundit i Bankës Kombëtare. Gjithashtu përkundër uljes së butë të fitimeve, megjithatë të ardhurat nga interesat dhe komisionet po rriten. Shuma totale e interesave dhe komisioneve të mbledhura për nëntë muajt e parë të këtij viti ishte 610 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar arriti në 587.5 milionë euro.

    Me rritjen e vazhdueshme të kredive dhe llojeve të tjera të shërbimeve po rriten edhe fitimet dhe xhiroja e sistemit bankar në vend. Ekspertët thonë se përkundër të ardhurave të mëdha, megjithatë bankat kanë edhe harxhime në rritje nga viti në vit si pagesa e kamatave të kursimeve, kostot e punonjësve dhe ato operative e kështu me radhë. Në terminologjinë bankare personat juridik dhe fizik, apo thënë ndryshe, bizneset dhe amvisëritë paguan 456 milionë euro në interesa në nëntë muajt e parë të vitit 2026, që është 14 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Megjithatë, në të njëjtën kohë, shpenzimet e interesit, pra paratë që bankat u paguajnë në interes depozituesve dhe kreditorëve të tjerë, gjithashtu u rritën.

    Në nëntë muaj, bankat mblodhën 154 milionë euro në komisione dhe tarifa, që është 5.8 për qind më shumë se vitin e kaluar. Shpenzimet e tyre për komisione dhe tarifa arrijnë në 58.9 milionë euro.

    Gjithashtu deri më 30 shtator, të ardhurat neto nga komisionet dhe tarifat arritën në 95.1 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 10.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nëse përmblidhen të ardhurat neto nga interesat dhe komisionet, arrijmë te dy zërat më të rëndësishëm nga operacionet e rregullta bankare, të cilat arritën pothuajse 439 milionë euro.

    Nga ana tjetër, qytetarët dhe kompanitë së bashku u detyrohen bankave 9.87 miliardë euro deri në shtator. Nga kjo shumë, qytetarët u detyrohen 4.93 miliardë euro, ndërsa kompanitë 4.90 miliardë euro. Vetëm në shtator, borxhi total u rrit me 1.3 për qind, ndërsa në vit me 14.1 për qind – 15.7 për qind për kompanitë, 12.7 për qind për familjet. Këtë e tregojnë të dhënat e fundit nga Banka Popullore. Në të njëjtën kohë, depozitat po rriten më ngadalë – 9.2 për qind në vit, në 11.15 miliardë euro, nga të cilat 7.5 miliardë janë nga qytetarët. Diferenca prej pothuajse pesë pikësh përqindjeje thotë një gjë të thjeshtë: ne po marrim hua më shpejt sesa po kursejmë.

    Sa për ilustrim në korrik të vitit 2023, shuma totale e borxhit të qytetarëve dhe kompanive ndaj bankave në korrik të këtij viti është rreth 7 miliardë euro, sipas të dhënave nga Banka Kombëtare. Kjo nënkupton se për tre vite, është rritur kreditimi në total për gati 3 miliardë euro.

    Ndryshe, nga 1 dhjetor 2026 viti do të fillojë të vendosë rregullat e reja për kreditë e klientëve, me të cilat do të lejohen kufijtë e limiteve dhe do të shkurtohen afatet për disa lloje kredish. Që nga 1 dhjetori, periudha e shlyerjes për një banesë të dytë dhe çdo banesë pasuese zvogëlohet nga 30 në 25 vjet, kreditë hipotekare kufizohen në 15 vjet, dhe pjesa maksimale e pagës që mund të paguhet me këste ulet nga 50 në 45 për qind për kreditë në denarë dhe nga 45 në 40 për qind për kreditë në euro. Për shtëpinë e parë, periudha mbetet deri në 30 vjet. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Drejtorët e shkollave në RMV të pakënaqur me pagat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë