“Garancë më e mirë që VLEN-i në Qeveri, se Maqedonia e vazhdon rrugën europiane, nuk ekziston”, kështu tha Arben Taravari në ClickPlus në TV21 dhe shtoi se VLEN do të insistoje që të fillojnë negociatat me BE-në dhe të bëhen ndryshimet kushtetuese, përcjell Nistori.
Taravari tha se, në rast se ndryshimet kushtetuese nuk bëhen për një periudhë kohore prej 6 muajsh, do ta shqyrtojnë pjesëmarrjen në Qeveri.
“Ne na duheshin 10 vite VMRO dhe BDI, pa kushtëzime, pa asgjë, që të humbin 10 vite për t’u bërë pjesë e NATO-s. VLEN është garancë në Qeveri se me çdo kusht do të insistojë që sa më shpejt të fillojnë negociatat me Bashkimin Europian dhe të bëhen ndryshimet kushtetuese, se ai është kusht”, tha Taravari.
Taravari për Davkovën: është në euforinë e zgjedhjeve, duhet të jetë e kujdesshme dhe do ta përdorë “e Veriut”
“Nuk është e ndaluar kur ne flasim publikisht… Unë shpesh them Maqedonia, as “Republika” as “e Veriut”, kështu është shprehur mes tjerash Arben Taravari kur u pyet se si e komentin veprimin e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova e cila gjatë betimit nuk e përdori emrin kushtetues, por vetëm Maqedonia.
Taravari tha se këtë Davkova e bëri nën euforinë e fushatës zgjedhore.
“Unë mendoj se zonja Davkova ende është në eufori të zgjedhjeve. Unë mendoj se nuk e ka bërë me vetëdije. Më shumë deklarativisht e ka bërë sa për të treguar se ka një lloj konsistence me fushatën zgjedhore. Deklarata e shpalljes si presidente është me “Maqedonia e Veriut”, dje pas inaugurimit njëjtë ka qenë me “Maqedonia e Veriut”. Para se të vij këtu më brifuan se ajo ka deklaruar se e ka përdorur ashtu dje, por që më tej do të përdorë emrin kushtetues si Maqedonia e Veriut”, tha Taravari më tej.
Megjthatë Taravari përfundon duke thënë se presidenti duhet të jetë shembull i respektimit të Kushtetutës dhe shprehu besimin se Davkovka tani e tutje do ta përdorë “Maqedonia e Veriut” dhe se nuk do ta përsërisë situatën e djeshme.
Taravari: ka një marrëveshje për Qeveri, do të bisedohet për programet dhe ministritë
Taravari tha se ka një marrëveshje për qeverisje me VMRO-në dhe shtoi se ka mbetur të diskutohet për programet dhe ministritë.
“Qeveria është nga përfundimi. Qeveria veç se ka një marrëveshje, për qeverisje të ardhshme por duhet programet të sinkronizohen, të bisedojmë për ministri sepse aspak nuk kemi biseduar”, deklaroi Taravari.
“Opozita është për burrat” – Taravari: Ali Ahmeti të përgatitet për opozitë
Taravari tha se Ali Ahmeti duhet të përgatitet për në opozitë, pasi opozita është për burrat dhe tha se është e mirë dhe shtoi se duhet të përgatitet dhe të reflektojë si politikan i matur dhe si politikan i urtë.
“Unë i kisha sugjeru zotëri Ahmetit që dalngadal të përgatiten për në opozitë, edhe opozita është mirë. Opozita është për burrat. Ai është politikanë me përvojë. Të përgatitet, të rifreskohet, të reflektojë, të ndryshojë”, deklaroi ndër të tjera Taravari. /Nistori/