Popullsia e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë me mesataren e kuotës së inteligjencës (IQ) më të ulët në Evropë. Rezultatet e publikuara nga World Population Review tregojnë se mesatarja e koeficientit të inteligjencës së qytetarëve të RMV-së është 81,91, ndërsa e atyre të Shqipërisë është 81.75.
Koeficienti mesatar i inteligjencës është publikuar për pothuajse të gjitha vendet nga World Population Review, me rezultatin total të nxjerrë nga një grup testesh ose nëntestesh të standardizuara të krijuara për të vlerësuar inteligjencën njerëzore.
Gjatë nxjerrjes së rezultateve, hulumtimi përfshinte nënteste për vlerësimin e njohurive në matematikë dhe shkenca natyrore, si dhe lexim. Ndër të dhënat e përdorura për krijimin e koeficientit mesatar të inteligjencës janë ato nga testi ndërkombëtar PISA.
Në Evropë, sipas IQ-së mesatare, banorët e Bjellorusisë, Finlandës, Lihtenshtajnit dhe Gjermanisë janë më të lartat. Japonezët janë më të zgjuarit në të gjithë botën, me IQ mesatare prej 106.48. Ata pasohen nga banorët e Tajvanit (106.47), Singaporit (105.89), Hong Kongut (105.37), Kinës (104.1) dhe Koresë së Jugut (102.35).
Popullsia e Nepalit (42,99), Liberisë dhe Sierra Leones (45,07) dhe Guatemalës (47,72) janë në fund sipas IQ mesatare në botë.
Ndër vendet e Ballkanit nuk ka të dhëna për mesataren e koeficientit të inteligjencës së popullsisë për Kosovën. Pranë RMV-së sipas IQ-së janë boshnjakët (88.54), turqit (86.8) dhe malazezët (85.78). Më lart në listë janë banorët e Serbisë (89.6), Greqisë (90.77), Bullgarisë (90.99) dhe Kroacisë (95.75)./Nistori/