Mexhiti: Këshilli Themelues më autorizoi të vazhdojë me bisedimet për Qeverinë e re

    Izet Mexhiti në tubimin përmbyllës në Tetovë në fushatën zgjedhore 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Këshilli Themelues i partisë e ka autorizuar që të vazhdojë bisedimet për formimin e qeverisë së re.

    “Unanimisht anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan që të vazhdojmë me bisedimet”, shprehet Mexhiti.

    Mexhiti thekson se pika e fundit e mbledhjes së djeshme ishte zgjedhja e zëdhënësit të Lëvizjes Demokratike, në të cilën u zgjodh Fari Hiseni.

    “Pika e fundit e mbledhjes së djeshme ishte zgjedhja e zëdhënësit të Lëvizjes Demokratike, ku me mbështetje të plotë të anëtarëve të Këshillit Themelues u zgjodh aktivisti Fari Hiseni”, shprehet në fund Mexhiti.

    Lajmi Paraprak

    Fuqia e tulipanit

    Lajmi i rradhës

    Google zbulon mjetin me Al që kujton gjithçka që ju keni harruar ku e keni lënë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë