Telma jozyrtarisht mëson se Ixhet Memeti, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë është ndaluar. Ai ishte edhe avokat i Popullit i cili ka shërbyer nga dhjetori i vitit 2004 deri në vitin 2020.
Dyshohet se Memeti, së bashku me Nake Gorgiev, kanë pasur ndikim duke keqpërdorur pozitën e nënkryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë në rastin e kërkesës për ryshfet për rrethana lehtësuese për ish-kryetarin i cili ndodhet në paraburgim, Boro Petrushevski.
Pritet konfirmimi nga MPB.
Sipas informacioneve të TV Telma, gjyqtari Gorgiev është nën hetim për shkak të dyshimit për ryshfet dhe mito. Për momentin po zhvillohen aktivitete lidhur me imunitetin gjyqësor. Për imunitetin e gjykatësve është përgjegjës Këshilli Gjyqësor dhe në rastin e hetimeve të gjyqtarëve të gjitha masat e kërkuara nga organet kompetente hetimore duhet të miratohen nga Këshilli Gjyqësor, i cili duhet të njoftohet për këtë.