Prokuroria kërkon masa kujdesi për Ixhet Memetin, Naqe Georgiev do të dërgohet në paraburgim

    Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkon që anëtarit dhe nënkryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ixhet Memeti t’i caktohen masa sigurie.

    Këtë propozim Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ia ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Prokurori Publik i Prokurorisë Publike.

    Memeti është i dyshuari i dytë në rastin për të cilin dje është arrestuar gjyqtari suprem Naqe Georgiev, pas së cilës Prokuroria ka hapur hetime, përcjell Nistori.

    Të dy dyshohen për veprën penale të marrjes së ryshfetit për ndikim të paligjshëm, sipas nenit 359 të Kodit Penal.

    Nga Prokuroria thonë se masat duhet të zgjasin për aq kohë sa ka nevojë, e më së voni deri në marrjen e formës së prerë të aktgjykimit, në pajtim me nenin 146 paragrafi 5 të Ligjit për Procedurën Penale.

    E përderisa për Memetin kërkohen masa paraprake, i pari i dyshuari për ryshfet, gjyqtari Naqe Georgiev, do të dërgohet në paraburgim, me kërkesë të Prokurorisë.

    Prokuroria kërkoi masën e paraburgimit për Georgiev pasi siç informuan sot nga MPB-ja, ai është kapur në vend në kryerjen e veprës penale.

    Mbrëmë vonë, në një seancë urgjente, Këshilli Gjyqësor vendosi që Georgiev t’ia heq imunitetin dhe t’ia miratojë masën e paraburgimit. Gjyqtarit të arrestuar për shkak të dyshimeve për ryshfet, siç bëjnë të ditur Këshilli Gjyqësor, i hiqet imuniteti për mbarëvajtjen e procedurës penale.

    Sa i përket Memetit, Prokuroria më herët gjatë ditës së sotme njoftoi se provat e mbledhura deri më tani nuk ofrojnë bazë të mjaftueshme ligjore dhe se ndaj tij duhet të kërkohen masat më të rrepta për të siguruar praninë e tij.

    Ndryshe, grupet hetimore kanë kontrolluar mbrëmë zyrën e tij./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Shporta minimale për muajin maj është 60.090 denarë”

    Lajmi i rradhës

    Ljupço Palevski del para gjykatës, i shqiptohet masa prej 30 ditëve paraburgim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë