Rivotimi në Llërc, banorët presin ndryshim për të mirë

    Sot votohet në gjithsej shtatë vendvotime në Njësitë Zgjedhore 5 dhe 6 për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, raporton Nistori.

    Nistori ka qëndruar në vendvotimin 2101 në fshatin Llërc të Komunës së Zhelinës, për të parë nga afër se si shkon procesi i votimit. Kryetari i këtij vendvotimi, tha se çdo gjë shkon siç duhet dhe se vendvotimi është hapur në kohë.

    “Deri tash çdo gjë ka shkuar në rregull, vendvotimi është hapur në kohë. Deri tani kanë votuar rreth 260 votues. Sikur është trendi do të dalin të votojnë. Në këtë vendvotim ka 996 votues”, tha Talat Beqiri.

    Ndërsa banorët që i intervistuam thanë se presin ndryshim për të mirë.

    “Mendojmë se do të bëhet mirë, por nuk jetohet vetëm me shpresa, duhet punë. Qeveritë ndryshojnë, por gjendja nuk përmirësohet. Dashtë Zoti të bëhet mirë”, tha një banor.

    “Votova pasi vota është niveli më i lartë i demokracisë. Ne si fshati Llërc çdo herë kemi qenë në këtë nivel për të votuar. Kemi të pranishëm edhe organizatat ndërkombëtare për të parë nëse votimi shkon në rregull. Qytetarët e dhanë verdiktin për ndryshim”, tha një banor tjetër.

    Përveç në Llërc, rivotim ka edhe në gjashtë vendvotime tjera të cilat janë në njësinë e pestë zgjedhore. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KShZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar 16.46% e votuesve

    Lajmi i rradhës

    KShZ: Deri në ora 13:00 kanë votuar 25.48 për qind e votuesve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë