Kovaçevski jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të LSDM-së

    Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së / Fotografia: Nistori

    Dimitar Kovaçevski zyrtarisht konfirmoi dorëheqjen nga pozita e kryetarit të LSDM-së, të cilën e shpalli më 8 maj, si akt moral dhe në përputhje me statutin e partisë.

    Kovaçevski inicoi mbajtjen e Kongresit të LSDM-së me qëllim të analizimit të rezultateve zgjedhore dhe deklarimit të besimit në organet e partisë, të zgjedhura nga Kongresi në funksion të rezultateve zgjedhore.

    “Ftoj të gjithë kryesinë e partisë që ta bëjë të njëjtën gjë, që nga anëtarët e kryesisë, përmes organeve qendrore të partisë, deri te organet komunale të kryesisë së partisë”.

    “LSDM-ja do të duhet të shikojë mirë nga brenda, të mendojë se çfarë kemi bërë dhe cilat janë rezultatet dhe dobësitë në 4 vitet e fundit, ndoshta edhe në 7 vitet e fundit. Dhe më e rëndësishmja, çfarë duhet bërë për të rikthyer besimin e qytetarëve që kemi humbur”, thuhet në letrën që Kovaçevski adresoi te kryesia partiake.

    Lajmi Paraprak

    Kumanova e Likova mbetën pa ujë të pijshëm, shkak shiu i rrëmbyeshëm

    Lajmi i rradhës

    Escobar: kemi marrë garanci nga përfaqësuesit e VMRO-së se do ta vazhdojnë rrugën europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë