Azizi: Fituam bindshëm në Llërc, VLEN do të ketë një deputet më shumë

    Adnan Azizi nga Koalicioni “VLEN” ka shpallur fitore në vendvotimin në fshatin Llërcë, ku është rivotuar sot.

    Azizi deklaroi se pas zgjedhjeve të sotme, VLEN do të ketë një deputet më shumë, përcjell Nistori.

    “Deklaroj se para jush fitorja e VLEN është fitore spektakolare edhe në fshatin tonë. Ne 498 vota kemi marrë ne, ndërsa koalicioni i zullumit ka marrë 48 vota. Goditjen e parë BDI gjithmonë e ka marrë nga fshati im, edhe goditjen e fundit e mori nga ky fshat dhe nga sot VLEN ka plus një deputet”.

    “Në çdo cikël zgjedhor, deri në ora 09 kur ne garonim si Lëvizja Besa, rezultati ishte 8-7 për Besën, ndërsa kur u zgjuam në mëngjes ata kishin 10 dhe neve na vodhën tre deputetë. Kësaj radhe dhe mandatet e vjedhura, do t’u kthehen qytetarëve”, tha Azizi./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ixhet Memeti nuk e di pse Prokuroria kërkon marrjen e pasaportës së tij, thotë se rasti për marrjen e ryshfetit është i kurdisur

    Lajmi i rradhës

    Rezultatet e para jozyrtare, Fronti Europian humb një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë