MPB po vepron lidhur me të shtënat në kremtimin e VLEN-it pas fitores në Llërcë të Tetovës

    Të shtëna me armë në kremtimin e VLEN në Llërcë, Foto: 360 Shkallë

    Ministria e Punëve të Brendshme po vepron pas denoncimit lidhur me të shtënat nga armë zjarri në kremtimin e Koalicionit “Vlen” në Llërcë të Tetovës, pas rivotimit në zgjedhjet parlamentare prej para dy ditësh, shkruan 360 Gradë.

    Nga MPB për “360 shkallë” kanë informuar se denoncimi për të shtënat në kremtimin në Llërcë është dorëzuar pardje, një ditë pas kremtimit, në Sektorin policor Grupçin.

    “Më 23.05.2024 në Sektorin policor Grupçin është denoncuar se pas përfundimit të procesit zgjedhor gjatë rivotimit në Llërcë të Tetovës më 22.05.2024, gjatë kremtimit është shtënë me armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhje të rastit”, informojnë nga MPB-ja.

    Ekipi i këtij mediumi para dy ditësh nga afër e ka ndjekur kremtimin e Kalicionit “Vlen” në fshatin Llërcë të Tetovës pasi gjatë ditës atje rivotohej për zgjedhjet parlamentare. Kremtimi i “Vlen”-it u ndoq me fishekzjarre dhe të shtëna pistoletash dhe armë automatike, ndërsa pasoi pasi në zgjedhjet e përsëritura në Njësinë e gjashtë zgjedhore, koalicioni fitoi një deputet plus për llogari të Koalicionit “Fronti evropian”.

    Rivotimi në zgjedhjet parlamentare në Njësinë e gjashtë zgjedhore e zvogëloi dallimin e mandateve të fituata të së dy koalicioneve të cilat i përfaqësojnë shqiptarët në vend. Koalicioni “Vlen# ani do të ketë 14 përfaqësues në parlament, gjegjësisht një më shumë nga 13 mandatet e fituara në zgjedhjet e mbajtura më 8 maj, ndërsa Koalicioni “Fronti evropian” i kryesuar nga BDI-ja do të ketë 19 deputetë.

    Lajmi Paraprak

    Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e re premton ndryshime në arsimin e lartë dhe përmirësimin e cilësisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë