Agim Islami i dënuar për rastin “Alfa” në një status në Facebook u ka bë thirrje partive politike shqiptare që të mos bëjnë Qeveri pa lirimin e të burgosurve të pafajshëm, përcjell Nistori.
“Përshendetje miq dhe dashamirë. Një apel deri te politikanët shqiptar, nuk më intereson se kush do ta formojë Qeverinë, veç se qeveri pa lirimin e të burgosurve të pafajshëm mos bëni! Të gjithë e dimë se si funksionon drejtësia në këtë vend dhe ajo nuk do të ndryshojë asnjëherë, këtu ka vetëm marrëveshje politike”, ka shkruar Agim Islami në Facebook.
Islami pothuajse çdo ditë nga burgu kërkon drejtësi nëpërmjet Facebook, pasi ai e konsideron veten të pafajshëm, por deri më tani nuk është marrë parasysh reagimi i tij. /Nistori/