Mediat greke: Mickoski tri herë e quajti vendin e tij “Maqedoni”

    Për përdorimin e emrit Maqedoni dhe atë siç shkruajnë “tri herë”, mediat greke e vendosin theksin në theksin në tekstet për fjalimin në Kuvend të madatarit për Qeverinë e re Hristijan Mickoski, ndërsa një pjesë e portaleve informative komentojnë se bëhet fjalë për “provokim të ri”, raporton korrespondentja e AIM nga Athina, përcjell Nistori.

    Edicionet onlajn të mediave,  kryesisht e përcjellin lajmin e agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA nën titullin “Maqedonia e Veriut: Hristijan Mickoski  e ka quajtur vendin “Maqedoni” në ekspozenë si mandatar për Qeverinë e tij”,     ndërsa në tekst është sqaruar se në Kuvend filloi seanca dyditore për zgjedhjen e Qeverisë “që do të udhëheqë VMRO-DPMNE e djathtë me kryeministër, liderin e kësaj partie Hristijan Mickoski”. 

    “Kryeministri i ardhshëm Hristijan Mickoski në ekspozenë për programin e Qeverisë që do ta udhëheqë, tri herë e quajti vendin “Maqedoni”, pa e përdorë emrin kushtetues  të shtetit, shkruan  ANA-MPA, ndërsa përqendrohet edhe në pjesën e politikës së jashtme, duke raportuar se Mickoski “e përsëriri mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën, ndërsa përmendi se qeveria e tij do të kultivojë marrëdhënie të bashkëpunimit me vendet fqinje” 

    Agjencia greke e lajmeve tha se deklarata e fundit e Mickoskit ishte “në inaugurimin e qeverisë së tij dhe do ta përdorë emrin e kushtetutës të shtetit”.

     Teksti konkret është marrë nga pjesa tjetër e mediave në Greqi, të cilin e transmetojnë    me tituj të ndryshëm: “Provokim  i ri nga Mickoski: Sërish foli  për Maqedoninë”; “Provokim i ri: Kryeministri Mickoski tri herë e quajti  “Maqedoni” vendin e tij,  “Sërish provokon Mickoski: Sërish vendin e quan  “Maqedoni”;  “Mickoski: Tri herë e quajti vendin e tij “Maqedoni” gjatë fjalimit në Kuvend”.

    Lajmi Paraprak

    SYRIZA: Mitsotakis të marrë masa ndaj RMV, për shkelje të Marrëveshjes së Prespës nga VMRO-DPMNE

    Lajmi i rradhës

    Rruga për në Shutkë, përplot me mbeturina!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë