Gjyqtarët kushtetues morën kërcënime nga ish-deputeti Samka Ibraimoski

    Kryetari i Partisë për emancipimin e plotë të romëve (PEPR) dhe ish-deputeti, Samka Ibraimovski, ka kërcënuar gjyqtarët kushtetues pasi kanë lejuar përmbaruesit të vazhdojnë mbledhjen e borxheve, ndërsa kërcënimet i ka bërë përmes profilit të tij në Facebook.

    Kërcënimet i ka raportuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i cili pret që institucionet kompetente ta zbardhin rastin sa më shpejt, si dhe kërcënime të ngjashme që paraprakisht ishin paralajmëruar nga gjykata.

    Në postimet e tij në Facebook, më së shumti përmendet gjyqtarja Ana Pavlovska Daneva, për të cilën vetë Ibraimovski mohon që shkrimet e tij kundër gjyqtares Daneva janë kërcënim oër jetën dhe konsideron se si ithtar i ligjit për përmbarim ka të drejtë të kritikojë gjykatën.

    “Nëse kam përmendur dikë, nuk e kam përmendur me kërcënim për jetën, nëse shkrimi im i prek, ky është problemi i tyre. Unë kam të drejtë demokratike të shkruaj si hartues i ligjit, jam kryetar i një partie të varfër që ka ngecur me përmbaruesit dhe kërkojmë shpëtim dhe rrugë për të çliruar ata njerëz që paguajnë borxhe 3 deri në 4 herë”, tha Ibraimoski.

    Lajmi Paraprak

    Rusia bëri shumë shkelje të të drejtave të njeriut në Krime, thotë gjykata europiane

    Lajmi i rradhës

    Apeli në Shqipëri mban në fuqi dënimin me dy vjet burgim për Belerin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë