Ndaj ish-drejtoreshës organizative të Klinikës së toksikologjisë Besija Iljazi, është dorëzuar kallëzim penal nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” ku është dëmtuar buxheti i Klinikës për 659.781 denarë.
Sipas MPB-së, pagesat e specifikuara janë kryer në mënyrë të kundërligjshme për një periudhë kur Klinika nuk kishte lidhur kontrata pune me të njëjtët persona dhe për një periudhë zgjedhjesh, gjegjësisht pagesat janë bërë në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara ligjore, ndërsa për pagesat e specifikuara është llogaritur dhe paguar tatimi personal në vlerë prej 23.334 denarë për muajin prill dhe 42.647 denarë për muajin maj të vitit 2024. Me këtë e akuzuara B.I. e ka dëmtuar ISHP-në Klinikën universitare të toksikologjisë për shumën totale të pagesave me tatim të paguar prej 659.781 denarë, duke u lejuar personave të sipërpërmendur përfitim të kundërligjshëm në shuma individuale siç janë pagesat mujore të përmendura më parë.
Në bazë të dhënave, sipas MPB-së e akuzuara ka kryer aktivitete zyrtare që nuk i është lejuar t’i kryejë, gjegjësisht B.I. ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 3 në lidhje me 1 të KP, duke e dëmtuar Institucionin shëndetësor publik Klinikën universitare për toksikologji në vlerë prej 659.781 denarë.