Se a ka mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit VLEN, Arben Fetai në Daily Click tha se kjo nuk ka ndodhur, por kanë filluar strukturime të brendshme dhe siç thotë, VLEN po shkon drejt unifikimit gjithnjë e më të madh. Fetai tha se nëse ka ndonje vonesë është për shkak se sapo janë bërë pjesë e qeverisjes.
“Nuk ka asnjë mosmarrëveshje përkundrazi, siç e keni parë gjatë javëve të fundit ne kemi filluar një strukturim të brendshëm. E kemi një trup kordinativ në nivelin politik, në nivel të kryetarëve, kemi themeluar dy trupa të tjera kordinative. VLEN shkon drejt unifikimit çdo herë e më të madh ndërsa vonesat e mundshme që kanë mundur të ndodhin jane për shkak se jemi në fillim te qeverisjes, kemi dalë nga një fushatë ku për herë të parë katër partitë shqiptarë kanë punuar bashkë në fushatën zgjedhore”, tha mes tjerash Fetai.
“Huaja në kushte të volitshme për vendin” – Fetai: Hungaria është vend aleat, nuk është vend armiqësor
Për kredinë që do të merret nga Hungaria, Fetai, tha se është marrëveshje e volitshme për Maqedoninë dhe tha se, Hungaria nuk është vend armik por është aleat në organizatat që Maqedonia është apo synon të bëhet.
“Duhet të kujtojnë gjithmonë që Hungaria është vend i BE-së dhe i NATO-s. Nuk është vend armiqësor por vend aleat në organizatat që ne si Maqedoni e Veriut bëjmë pjesë apo synojmë të bëjmë pjesë. Sa i përket huas, duhet ditur se ajo është duke u dhënë në kushte shumë të volitshme për vendin. Kemi qenë në situatë shumë të vështirë ekonomikë, me shpenzime marramendëse që janë bërë nga pushteti i kaluar. Është dashur të gjendet zgjidhje dhe të sillen fonde të reja në vend. Shumë shpejt marrëveshja do të nënshkruhet, do bëhet publike dhe do të kenë mundësi të gjithë ta shohin se sa e volitshme është ajo marrëveshje me Hungarinë”, shtoi Fetai.
Lojërat e fatit, Fetai: do të ndryshojmë ligjin, për një vit do të mbyllim 70% të kazinove
Zëvendëskryeministri Fetai potencoi se do ta ndryshojnë ligjin për marrjen e licencave për lojërat e fatit, dhe ky ndryshim do të mundësojë që për një periudhë gjatë mujorë deri në një vit, të mbyllë 70 për qind të kazinove.
“Ministria e Financa dje dha interpretimin autentik dhe vërtetoi se janë bërë shkelej të shumta. Njerëzit që i kanë bërë ato shkelje, që i kanë vënë nënshkrimet, rrezikojnë deri në tre vite dënim më burg. Kjo është masa për shkelej të tilla. Do të marrim nismë për ndryshim të ligjit për lojërat e fatit ku do të shohim edhe çështjen e licencimit. Idenë që e kemi, përmes ndryshimit të ligjit është se, ndryshojmë totalisht mënyrën e licencimit që brenda një periudhë gjatë mujore maksimalisht një vit të mbyllim 70 për qind të vendeve ku luhet bixhoz”, deklaroi ndër të tjera Fetai. /Nistori/