Siljanovska fal disa të burgosur për “Ditën e Ilindenit”

    Është publikuar lista e emrave të të dënuarve të cilët do t’u falen dënimet me burg për rastin e festës shtetërore “2 Gushti” – Dita e Ilindenit.

    Nga publikimi në Gazetën Zyrtare, kuptohet se plotësisht do t’u falen dënimet të burgosurve:

    Andrej Metodija Mojskoski nga fshati Sellcë dhe Miran Latifi Ismajli nga fshati Sllatinë.

    Pjesërisht do të falen të burgosurit:

    Bllazhe Vlladimir Stojanovs – Shtip, Vanço Dellçe Kërzhovski – Pehçevë dhe
    Nenad Dushko Magdeliniq – Shtip.

    Vendimet hyjnë në fuqi që sot, pasi janë publikuar dje në Gazetën Zyrtare.

    Këto falje janë e drejtë kushtetuese e presidentes të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

    Lajmi Paraprak

    Lirohet nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani

    Lajmi i rradhës

    Vazhdon pritja për muaj të tërë për dokumentet personale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë