Mexhiti: kemi gjetur institucione të shkatërruara, që nuk u shërbejnë qytetarëve

    “Si qeverisje e re kemi gjetur institucione të shkatërruara që aktualisht nuk kanë kapacitet për të shërbyer qytetarët”, kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në manifestimin për shënimin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, përcjell Nistori.

    Mexhiti mes tjerash potencoi se qeveria e re po punon për të rikthyer shtetin në rrugën e duhur.

    “A duhet dhe a mund të jetë më ndryshe? Natyrisht ka një sërë pyetjesh të hapura, por jam i bindur plotësisht se ngadalë por me siguri është koha për zgjidhje të përbashkëta që do të jenë një vlerë e re shoqërore në kultivimin e marrëdhënieve ndëretnike. Maqedonia e Veriut sot po përballet me sfida serioze. Si qeverisje e re kemi gjetur institucione të shkatërruara që aktualisht nuk kanë kapacitet për të shërbyer qytetarët, por ne po punojmë shumë për të rikthyer shtetin në rrugën e duhur. Më 8 maj shumica e shqiptarëve sollën vendimin për ndryshim për të mirë”, tha zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti.

    Mexhiti: 13 gushti na sjell bashkimin e të gjithë bashkësive etnike

    Mexhiti tha se 13 gushti na sjell bashkimin e të gjitha bashkësive etnike. Mexhiti shtoi se si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit u arrit ndryshimi i Kushtetutës.

    “Pas 23 vitesh, 13 gushti na sjell bashkimin e të gjithë bashkësive etnike, në kremtimin e përfitimeve të rëndësishme shoqërore çka janë si rezultat i ndryshimeve Kushtetuese që dolën nga Marrëveshja e Ohrit”, tha mes tjerash zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Publikohet raporti fillestar pas testimit të urës së Ibrit

    Lajmi i rradhës

    Marrëveshja e Ohrit si çlirim ontologjik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë