Si të mbroni zemrën nga kolesteroli

    Kolesteroli i keq rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare ku përfshihen semundjet e zemrës dhe ataku në zemër.

    Kolesteroli ndahet në tre kategori: lipoproteinë e një dendësie të ulët, tepër të ulët dhe tepër të lartë.

    Lipoproteina e një dendësie të lartë është shumë e mirë për shëndetin.

    Dy të tjerat janë të dëmshme.

    Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:

    Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)

    Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl

    Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl  ose pak më i lartë.

    Niveli i triglicerideve duhet të jetë më i ulët se 150 mg/dl.

    Niveli i kolesterolit matet me një analizë të thjeshtë gjaku.

    Si të mbani në kontroll kolesterolin

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ndryshimet në ushqyerje dhe stilin e jetesës janë të nevojshme për uljen e kolesterolit.

    Si fillim, njeriu duhet të krijojë një rutinë të aktivitetit fizik të cilës duhet t’i përmbahet. Aktiviteti fizik është mënyra më e mirë për të rritur nivelin e kolesterolit të mirë dhe të ulur trigliceridet.

    Ekspertët sugjerojnë kryerjen e 150 minutave aktivitet mesatar fizik në javë.

    Sa i përket regjimit ushqimor, mjekët thonë se njeriu duhet të kufizojë karbohidratet dhe yndyrnat e ngopura të cilat gjenden me shumicë në ushqimet e përpunuara dhe të shpejta.

    Për më tepër, sheqeri i tepërt nxit gjithashtu rritjen e triglicerideve ndaj duhet kufizuar edhe ai.

    Objektivi i njerëzve që duan të ulin nivelin e kolesterolit të keq është që të hanë më shumë perime, drithëra të plota, tërshërë, fasule, arrorë, salmon e të tjerë.

    Njerëzit që kanë nevojë për një ulje madhore të nivelit të kolesterolit të keq duhet të marrin medikamente që duhen dhënë vetëm nga mjeku.

    Nivelet e kolesterolit për fat të mirë janë lehtësisht të menaxhueshme dhe mbahen nën kontroll. Mjafton vetëm vullneti që të shohësh përmirësimet e zemrës në mesin e shifrave./AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    Veset e dëmshme

    Lajmi i rradhës

    Ish-luftëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është arratisur nga burgu shtëpiak – kërkohet nga Serbia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë