AFRIM GASHI SËRISH NË VËMENDJEN E OPINIONIT | Privilegje apo siguri!

    Bujë e madhe është bërë pasi portalit në gjuhën shqipe “Indeks.mk” ka publikuar videon e veturës zyrtare të kryeparlamentarit, me të cilën Afrim Gashi dyshohet se ka shkuar me krushqit për të marrë një nuse në Kosovë. Dekreti për personat dhe objektet që sigurohen, llojet e masave dhe aktiviteteve dhe shkallët e sigurisë, i miratuar nga Qeveria në vitin 2014, nuk trajton çështjet zyrtare dhe private.Sipas atij dekreti, kryeparlamentari është një nga zyrtarët që “nga Ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht sigurohet, pajiset me masa dhe aktivitete të rregullta, të jashtëzakonshme dhe të veçanta”. E njëjta gjë vlen edhe për Presidentin e Shtetit, Kryeministrin, të gjithë Zëvendëskryeministrat, Ministrat e Brendshëm, të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme.

    Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, zyrtar në Aleancën për Shqiptarët nga krahu i Ziadin Selës, e ka vendosur temën në zonën e “histerisë dhe stigmatizimit antishqiptar”.

    “Afrim Gashi është kryetar i Kuvendit 24/7, madje edhe në ndeja private, dhe bashkëqytetarët tanë duhet të mësohen me këtë gjë, ashtu siç e kishin të pamundur ta mësonin që Talat Xhaferi ishte kryeministër i këtij vendi!”, shkruan ai në profilin e tij në Facebook. “Histeria antishqiptare dhe stigmatizimi që po mbizotëronë që para zgjedhjeve parlamentare, në vend që të zbehen, po marrin hov, jo vetëm institucionalisht, por edhe në retorikën publike, mediatike dhe politike. Sulmet ndaj Talat Xhaferit, Vjosa Osmanit dhe Afrim Gashit janë përpjekje për të shëruar komplekset e atyre që nuk mund të pranojnë se edhe shqiptarët mund të jenë të barabartë me ta. Duke qëndruar disa javë në vendlindjen time në Strugë dhe duke dalë shpesh edhe në Ohër, çdo ditë sheh rrugët që bllokohen nga përcjellja e Presidentes Siljanovska, mund ta shihni atë duke bërë plazh me nipër e mbesa dhe njerëz të tjerë, dhe që ruhet nga të katër anët nga organet e sigurisë, Policia Ujore dhe Ushtria. Kjo nuk përbën lajm; përkundrazi, me të drejtë, duhet respektuar protokolle”, shkruan Lloga.

    Në këtë kontekst, ai tregon takimin e djeshëm të kryeministrit Mickoski me ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. “Sot, kryeministri Mickoski u takua me ish-presidentin e Shqipërisë, Meta. Ai nuk shkoi as me veturë private, as pa sigurim, edhe pse takimi ishte joformal, duke qënë edhe një miqësie e vjetër mes tyre. Ai ka të drejtë t’i gëzojë të gjitha privilegjet dhe protokollet shtetërore 24/7 dhe askush nuk e stigmatizon atë, me të drejtë. Po pse e bëjnë këtë me Gashin? E thjesht duan të na bëjnë të dukemi të padenjë për të mbajtur pozicione të larta shtetërore dhe publike, akoma edhe pas 3 dekadave nuk mund të pajtohen me idenë se edhe të tjerët janë të aftë si ata, ose ndoshta edhe më të mirë se ato”, ka shkruar Lloga.

    PLD: A KA FLETËUDHËTIM

    Dje, në një reagim partiak, PLD-ja ka pyetur nëse Afrim Gashi kishte fletëudhëtim me vete dhe nëse kishte dokumentacion zyrtar që të merrte nusen me veturë zyrtare jashtë vendit. “Nëse ka pasur, ne kërkojmë shpjegim se në çfarë urdhri është lëshuar, për çfarë qëllimi, për çfarë kohëzgjatjeje dhe normalisht sa na kushton e gjithë kjo, nga taksat e kujt mbahen automjetet dhe flota shtetërore”, reagojnë nga PLD.

    Parlamenti bën me dije se kryeparlamentari shoqërohet me sigurimin 24/7, siç e kërkon ligji. “Ky detaj sigurie funksionon rreptësishtë brenda kuadrit ligjor dhe ndjek të gjitha protokollet e kërkuara nga shteti. Më 17 gusht 2024, Kryetari i Kuvendit së bashku me familjen e tij ka udhëtuar për në shtetin fqinj, Kosovë. Kjo vizitë ka qenë tërësisht transparente dhe ka respektuar të gjitha procedurat e nevojshme. Para nisjes janë njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme dhe është dorëzuar i gjithë dokumentacioni i nevojshëm sipas protokollit të vendosur për çdo zyrtar që largohet nga vendi”, thuhet në njoftimin nga zyra e kryeparlamentarit.

    EKSPERIENCAT E SË KALUARËS

    Në mars të këtij viti, zëvendëskryeministri i parë i atëhershëm, Bojan Mariçiq, u thirr në rregulloret që kërkojnë siguri të vazhdueshme të disa zyrtarëve, pasi u filmua duke ardhur në njësinë rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) me një automjet zyrtar për të nënshkruar për kandidatin e LSDM-së për kryetar të shtetit.

    Ndonëse ishte një aktivitet privat në një ditë jopune, dhe jo detyrim zyrtar i zëvendëskryeministrit, ai kujtoi se i përket rrethit të zyrtarëve që kanë siguri 24 orë dhe një automjet zyrtar.

    “Është e rregulluar edhe me ligj edhe me dekret të qeverisë për sigurinë e personave dhe objekteve, ndaj shumë shpesh nuk është zgjedhja ime se kur dhe ku lëviz me siguri dhe me automjet zyrtar. Për ne nuk ka ditë pune dhe jo pune dhe e shoh që opozita ka për qëllim – që e diela ishte ditë jopune. Kam pasur një sërë takimesh zyrtare dhe këtë e kam bërë edhe gjatë rrugës, normalisht nuk ka asgjë të paligjshme, as abuzim, por pranoj dhe shoh në kushte kur nuk ka nevojë, të përdoret sa më pak mjeti zyrtar”, tha atëherë Mariçiq.

    I pyetur nëse është e justifikuar të ketë një roje sigurie dhe një shofer 24 orë në dispozicion, ai tha se ishte në përputhje me rregulloren. “Është bërë në përputhje me rregullat e sigurisë të propozuara nga ekspertët, dhe më besoni, është shumë e zakonshme dhe e rëndë për ne, por rregullat e kërkojnë këtë, sepse siguria e atyre njerëzve dhe funksionet që ata kryejnë është e rëndësishme”, tha Mariçiç.

    DHE PËR ANËTARËT E FAMILJES SË NGUSHTË

    Sipas Dekretit së Qeverisë, anëtarët e familjes së ngushtë të Presidentit të Shtetit, Kryeparlamentarit dhe Kryeministrit sigurohen nga Ministria e Punëve të Brendshme. Anëtarët e familjes së ngushtë të personave që sigurohen nënkupton bashkëshortin dhe fëmijët deri në moshën 21 vjeç. Ministri i Punëve të Brendshme, në bazë të vlerësimit të mëparshëm të sigurisë të përgatitur nga MPB, mund të përcaktojë masa dhe aktivitete të rregullta për sigurinë e ministrave të drejtësisë dhe financave, prokurorit të përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

    Sipas Dekretit, Ministria e Punëve të Brendshme siguron masa dhe aktivitete të rregullta për presidentin e shtetit pas përfundimit të detyrës dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë në përputhje me ligjin, si dhe kryetarin e Qeverisë, funksioni i të cilit k. pushuar në përputhje me ligjin. Pikërisht ky ka qenë shkaku i kritikave ndaj MPB-së pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga vendi, duke konsideruar se ndaj tij si ish-kryeministër (24/7) janë përcaktuar “masa dhe aktivitete të rregullta sigurie” dhe policia u arsyetua se ai përdori ofrimin “në thirrjen e tij”. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Liqeni i Dibrës pa koncesioner – janë shkaktuar dëme të mëdha ekologjike

    Lajmi i rradhës

    Si të pastroni dyshemenë e kuzhinës vetëm me dy përbërës të thjeshtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë