Arti është …

    Nga: Paola Minaccioni
    Përktheu: Elona Caslli

    Arti është punë, është djersë, duar të palara, jetë e ashpër, është lodhje.

    Arti është punë dore, është rrezik, është studim, është mohim, është zotim, investim, sakrificë, nxehtësi, është zbulim, është rregull, është pasion.

    Arti është fiksim, mani, shtrëngim, vendosmëri, mallkim, depresion.

    Arti është dritësim, ngushëllim, arti është vëzhgim.

    Arti është kuptim, arti është përqendrim, arti është shpërqendrim.

    Art do të thotë t’i japësh trup një pamjeje, t’u japësh gëzim, t’u japësh kuptim, t’u japësh vlerë, t’u japësh rëndësi sekondave, minutave, orëve, ditëve dhe shekujve.

    Art do të thotë t’i përkasësh pafundësisë. Arti e bën të padukshmen të dukshme.

    Arti është frymëmarrje, është e qeshur, është rrahje e shpejtë zemre, është citim, është tronditje e rëndë, është rrëqethje, surprizë, frikë, dashuri, mahnitje, shpresë, trembje.

    Arti është këtu dhe tani dhe kurrë rastësisht.

    Arti është mister, arti është i pakonceptueshëm, është i paturp, është i dhunshëm, është i pahijshëm, është i parespektueshëm, është i egër, është i pathemeltë, është i pavetëdijshëm, është autonom, është kundra rrymës, është largpamës.

    Arti nuk është i panevojshëm. Është i domosdoshëm dhe i ndashëm me të tjerë.

    Arti është i nevojshëm.

    Arti është çlirim, veprim, lëvizje. Arti është revolucion, është pështjellim.

    Arti është provokim.

    Arti është një gjest, jo domosdo qetësues, por edhe një vrajë shqetësuese.

    Arti mund të jetë gjithçka, por nuk do të jetë kurrë indiferent!

    Lajmi Paraprak

    Disa këshilla se si të forconi raportin me fëmijën tuaj

    Lajmi i rradhës

    MASh: drejtorët të përgatiten për pranimin e librave shkollorë

    Lajme tjera

    Para se të vish

     Alda Merini Para se të vishSillmë tre trëndafil të kuqPara se të vishSillmë një Gishtëz të madhSepse duhet…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë