Petrovska: Mickoski qëndron pas të shtënave të fundit mafioze, kryeministri thotë se do ta paditë

    Sllavjanka Petrovska nga LSDM thotë se prapa përleshjes së djeshme të armatosur në Hasanbeg të Shkupit qëndron Boris Mutkov – Fantom, që sipas saj, është njeri i afërt i kryeministrit Hristijan Mickoski, Petrovska thotë se Mickoski së fundmi ka publikuar fotografi bashkë me Fantom, shkruan Nistori.

    “Mickovski personalisht qëndron dhe i miraton këto të shtëna mafioze, prandaj zgjodhi dje në festën e madhe të krishterë, përballë kishës së Zotit, të fotografohej me Boris Mutkov – Fantom, personazh i njohur i nëntokës në Shkup. Në vend që t’i arrestojnë, ata bëjnë fotografi dhe buzëqeshin. Përleshja e djeshme në Hasanbeg është në fakt një përleshje pas së cilës është Fantom që po dërgon mesazh se kush është kush. Dëshmi se afërsia e Fantom me Mickoskin nuk është e sajuar, është fakti që vëllai i Fantom është pjesë e sigurisë së Mickoskit. Është e qartë se DPMNE-ja vazhdon aty ku e la Gruevski”, shkruan mes tjerash Petrovska.

    Ndaj Petrovskës ka reaguar kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se se me keqardhje e ka lexuar statusin e ish-ministres Petrovska në të cilën ajo ka bërë akuza ndaj tij.

    “Nuk është hera e parë që Slavjanka Petrovska më sulmon mua dhe familjen time në mënyrë kaq tinzare, me shumë gënjeshtra, trillime dhe konstruksione. Fatkeqësisht, ajo më akuzoi në mënyrë monstruoze, por këtë ia lë nderit dhe ndërgjegjes së saj. Jam konsultuar me ekipin tim ligjor dhe do të ngre padi, sepse do të dëshiroja që autoritetet, gjykata, ta zbardhin plotësisht këtë dhe të shohin se çfarë dëshmi ka zonjusha Petrovska, se unë kam porositur dhe inkurajuar vrasje”, tha Mickoski.

    Policia tashmë ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në lidhje me rastin, derisa kanë treguar se edhe një person tjetër është në kërkim. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: jam “pro” shpërbërjes së Këshillit gjyqësor

    Lajmi i rradhës

    Sindroma e Stokholmit dhe arti i negociatave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë