Pas 15 vitesh sërish dëgjohet ezani nga xhamia e vjetër në fshatin Kosovrast i Poshtëm

    Në fshatin e Dibrës Kosovrast i Poshtëm, pas 15 viteve, prej para ca kohësh sërish dëgjohet ezani nga xhamia e vjetër, pasi që ishte rinovuar tërësisht, me angazhim të këshillit të xhamisë dhe falë mbështetjes financiare nga një mërgimtar nga ky fshat, përcjell Nistori.

    “Pas një dekade e gjysmë xhamia sërish është në funksion, në kënaqësi të madhe të banorëve. Është rinovuar me sukses dhe ajo sërish mori shkëlqim dhe bukuri, falë bashkëfshatarit tonë Remzit Ravmanovski, i cili punon dhe jeton në Slloveni, ku ka biznes të vetin. Gjithsesi në aktivitete ndihmuan edhe banorët. Dëshiroj Allahu t’i shpërblejë të gjithë ata që ndihmuan në rinovimin e xhamisë sonë”, tha për AIM Orhan Ramadanovski përgjegjës i këshillit të xhamisë.

    Tani këtu çdo ditë mbahen lutje, si dhe ligjerata fetare nga ana e imamëve.

    Objekti është ndërtuar në vitin 1929, ndërsa për herë të parë ishte rinovuar në vitin 1976. Fshati me rreth 1600 banorë ka edhe xhami të re, por, siç thonë, janë posaçërisht të lidhur emocionalisht me xhaminë e vjetër.

      Lajmi Paraprak

      Vuajtjet e nënave në Gazë që i ndau lufta nga foshnjat e tyre

      Lajmi i rradhës

      Mexhiti: regjimi jep shkelmat e fundit, nuk do të ketë amnisti për korrupsionin politik

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë