Mbi 40 mijë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

    Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 93.356 palestinezë janë plagosur po ashtu si rezultat i bombardimeve të gjera që nga 7 tetori 2023.

    Ushtria izraelite ka vrarë 69 palestinezë të tjerë në sulmet në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 40.334 që nga tetori i vitit të kaluar, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.

    Ministria nëpërmjet një komunikate the se 93.356 palestinezë janë plagosur po ashtu si rezultat i bombardimeve të gjera në Gaza që nga 7 tetori 2023.

    “Forcat izraelite vranë 69 persona dhe plagosën 212 të tjerë në pesë ‘masakra’ kundër familjeve në 48 orët e fundit”, njoftoi ministria.

    “Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e kërkim-shpëtimtit nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ajo.

    Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij në Gaza pas një sulmi të grupit të rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor 2023, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

    Bllokada e vazhdueshme e Gazës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

    Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), e cila ka urdhëruar ndalimin e operacioneve ushtarake në qytetin jugor Rafah, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim përpara se zona të pushtohej më 6 maj. /TRTBalkan/

    Lajmi Paraprak

    SI I SHIKONIN SHQIPTARËT AKADEMIKËT SERBË

    Lajmi i rradhës

    Numri i fëmijëve të vaksinuar në RMV kundër fruthit vazhdon të jetë shumë i ulët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë