Një vit nga ndryshimet në kodin penal që amnistuan zyrtarët

    Një vit nga hyrja në fuqi e ndryshimeve në Kodin Penal, dispozita lehtësuese të cilat çuan në vjetërsimin e shumë lëndëve penale kundër ish funksionarëve të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim me detyrën zyrtare.

    Këto ndryshime në çdo raport të institucioneve ndërkombëtarë u cilësuan si fundosja e sistemit të drejtësisë, duke lënë pasoja juridike dhe kosto të lartë financiare për shtetin. Më së shumti u prekën ish lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, ndërsa u amnistuan nga shumë vepra: Sasho Mijallkov, Nikolla Gruevski dhe Mile Janakievski.

    Qeveria aktuale por edhe formati i kaluar premtuan zgjidhje të re duke iu referuar rikthimit të dispozitave për shpërdorim me detyrën zyrtare dhe dëmin ndaj buxhetit të shtetit, por as Qeveria e kaluar dhe as formati aktual deri tani nuk kanë ndërmarrë asgjë.

    Së fundi, ministri i Drejtësisë, Igor Filkov tha se është duke u punuar në versionin e ri të Kodit Penal në të cilin do të kthehen dispozitat të cilat i abrogoi Qeveria e kaluar LSDM-BDI.

    Lajmi Paraprak

    Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve

    Lajmi i rradhës

    Bllaca ankohet për mungesë transporti publik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë