Georgevski: po kthehemi kah Serbia, aty prej nga dolëm me vuajtje

    Njëri prej parardhësve të Mickoskit, ish kryeministri Ljubço Georgievski, duket se nuk do të jetë një prej pasuesve të frymës së bashkimit të proklamuar nga kreu aktual i qeverisë.

    Georgievski, i cili njihet për qëndrimet e tija pro-bullgare, e ka shfrytëzuar urimin për 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë, për të tërhequr vërejtjen për tendencën e Mickoskit për të forcuar afërsinë me Serbinë.

    “Për ata që nuk duan të dinë, shkëputja e vendit ishte nga Jugosllavia, konkretisht nga përqafimi i fuqishëm i Serbisë. Tash po e shohim se po kthehemi aty prej nga dolëm me vuajtje”, ka shkruar lideri aktual i partisë VMRO Popullore.

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon parkimi nëpër udhëkryqe e bulevarde në Tetovë! Kasami akuzon policinë

    Lajmi i rradhës

    Stadiumi i qytetit të Tetovës së shpejti do të marrë leje për ndërtim nga komuna

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë