Qeveria e Shqipërisë heq vizat me këto dy shtete

    Qeveria ka miratuar dy vendime, duke hequr vizat me shtetin e Nikaraguas dhe atë të Kirgizstanit.

    Vendimi është marrë me propozim të ministrit të Jashtëm, Igli Hasani.

    Tashmë lëvizja në këto shtete mund të bëhet pa viza për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit.

    Vendimet:

    Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 11 shtator 2024:

    V E N D I M

    PËR

    MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET

    KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

    DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË NIKARAGUAS, PËR PËRJASHTIMIN E VIZAVE PËR PASAPORTAT E ZAKONSHME, DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Nikaraguas, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    K R Y E M I N I S T R I

    EDI RAMA

    Në mungesë dhe me porosi

    ZËVENDËSKRYEMINISTRI

    BELINDA BALLUKU

    MINISTRI PËR EVROPËN

    DHE PUNËT E JASHTME

    IGLI HASANI

    ***

    V E N D I M

    PËR

    MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KABINETIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË KIRGIZSTANIT, PËR PËRJASHTIMIN E KËRKESAVE PËR VIZË PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Republikës së Kirgizstanit, për përjashtimin e kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    K R Y E M I N I S T R I

    EDI RAMA

    Në mungesë dhe me porosi

    ZËVENDËSKRYEMINISTRI

    BELINDA BALLUKU

    MINISTRI PËR EVROPËN

    DHE PUNËT E JASHTME

    IGLI HASANI

    /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Pse Barcelona nuk e transferoi Nico Williamsin

    Lajmi i rradhës

    Arrestim për pagë të trukuar?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë