Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela për Alsat theksoi që partitë shqiptare duhet që të mjekohen nga sëmundja që quhet pushtet dhe të mos joshen nga ofertat e kryeministrit Mickoski, përcjell Nistori.
“Faktori politik shqiptar duhet të mjekohet nga sëmundja që quhet pushtet. Në qoftë se nuk mjekohen nga kjo sëmundje, pushteti me patjetër shqiptarët, votuesit duhet ta dinë se ata nuk i përfaqësojnë shqiptarët. Ju jeni edhe mjek çfarë ilaçi duhet të përdoret? Të heqin nga joshja që e bën faktori politik maqedonas, në rastin konkret Mickoski, që nuk dallon aspak nga joshja që e bënte Nikolla Gruevski”, tha Sela.
Sela theksoi që BDI-ja kërkon zgjedhje për pushtet, megjithatë përpara saj duhet rregulluar çështja e legjitimitetit. Ai kritikoi qasjen e integristëve, që siç u shpreh, ekzaltohen çdoherë kur kryeministri Hristijan Mickoski flet për zgjedhje.
“Ç’janë këto ekzaltime që i bënë opozita, BDI-ja më tepër sa herë që Mickoski thotë shkojmë në zgjedhje. Duke harruar që gojën e kanë pasur plotë legjitimiteti, legjitimiteti, legjitimiteti dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Unë mendoj që nuk duhet të shkojmë në zgjedhje, pa u zgjidhur legjitimiteti”, tha Sela.
I pari i LSh-së përmendi zhgënjimin nga Arben Taravari dhe nuk mund t’ia falë tradhtinë e përçarjes së partisë.
“Ia kam thënë Arben Taravarit. Por siç duket nuk mundët ta bindni? Jo ai ishte pjesë e planit dhe nuk kam dëshmi, por të marrësh shtëpi nga eksponentë i një partie, i BDI-së, me çmime e që tani është mbyllur si çështje, ndoshta ky ka qenë shkaku për realizimin e atij plani. Por, po them ndoshta sepse nuk kam dëshmi, por dëshmia është shtëpia”, tha Sela.
“Nuk janë gjëra që të falen, për shkak se më ke detyruar në emër të mbijetesës së kësaj kauze, kësaj ideje unë të shkoj te kundërshtari politik i imi për koalicion, ndërkohë që nga kjo të gjykohem nga njerëzit të cilët më besuan. Shumë është e rëndë të tradhtosh besimin e tjetrit dhe unë këtë se falë dot sepse duhet të më falin këta, që ne bashkë ia tradhtuam besimin”, shtoi Sela.





