RMV, bukë e qumësht më të lira për Ramazan, Krishtlindje e Pashkë

    Qeveria së shpejti do të jetësojë masat e reja për të mbrojtur standardin e qytetarëve nga shtrenjtimet e mëdha të ushqimeve. Përskaj hyrjes në fuqi të Ligjit për praktikat jo të ndershme në tregti, në fund të shtatorit e që është të miratuar nga Qeveria e kaluar, tani do të miratohet edhe ulja e fitimit në tregti. Një praktikë e ngjashme, por me edhe me ngrirjen e çmimeve për disa herë është praktikuar edhe më parë. Tani plani është ulja e çmimeve të produkteve që qytetarët i përdorin më shumë gjatë kësaj periudhe. Në këtë mënyrë, do të ndihmohet në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe shmangien e një goditjeje të re çmimesh.

    Përskaj uljes njëmujore për produktet themelore ushqimore dhe bujqësore, në të ardhmen do të ndryshojë lista e produkteve që do të përfshihen në varësi të periudhës në të cilën do të zbatohet, për shkak se gjatë festave fetare tregtarët ndodh që abuzojnë me çmimet. Paralajmërohet që edhe Ligji për tregti të ndershme në mënyrë shtesë do të stabilizojë çmimet për së paku 20 për qind.

    Çmimet nuk do të ngrihen, por marzhi bruto i fitimit të 100 produkteve bazë ushqimore do të kufizohet në 10 për qind, njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Siç bën të ditur Durmishi, Qeveria me gjasë do ta diskutojë këtë masë në seancën e radhës gjatë javës së ardhshme.

    Ai shtoi se Ligji për praktikat e padrejta tregtare pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij muaji dhe me këtë, çmimet e produkteve duhet të ulen edhe më shumë. Sipas Durmishit, vendimet tani nuk merren me forcë si më parë, por duke dëgjuar të gjitha palët e interesuara.

    “Ditët e fundit kam pasur një takim me Odat Ekonomike. I kam dëgjuar kërkesat e tyre, i kam dëgjuar vërejtjet edhe të prodhuesve edhe të tregtarëve. Ne kemi bërë një propozim të përbashkët që Ministria e ka dorëzuar në Qeveri. Në seancën e ardhshme presim që të miratohet propozimi – të kufizohet marzhi bruto i fitimit në 10 për qind për të gjitha produktet bazë ushqimore dhe bujqësore. Odat nuk ishin të informuara mirë, mendonin se kjo masë do të ishte afatgjatë, por ne i njoftuam se masat janë vetëm për ditë festash, me kohëzgjatje të kufizuar. Për shembull, vendimi për shportën e vjeshtës do të zgjasë një muaj, pastaj do të ketë shporta për Krishtlindje, Ramazan, Pashkë… Dihet se në këto periudha kohore tregtarët gjithmonë i rrisin çmimet, tha Durmishi.

    Masat, theksoi ministri, janë në interes të qytetarëve dhe shtetit. Me fjalë tjera, shporta e vjeshtës konsumatorit përmban një listë me rreth 100 produkte themelore ushqimore (bujqësore dhe ushqimore). Produktet e bukës dhe të qumështit, orizi, fasulet, disa lloje mishi, fruta e perime janë pjesë e 100 produkteve që do të hyjnë në shportën e konsumit të vjeshtës.

    Autoritetet njoftojnë se do të monitorojnë vazhdimisht çmimet në tregtinë me ushqime dhe inspektorët nuk do të kenë mëshirë. Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit dërgoi një mesazh të qartë, duke thënë se nuk duhet politikë, por vullnet për të ndihmuar qytetarët. Ushqimi duhet të jetë më i lirë dhe tregtarët duhet të kontrollohen, sepse situata me rritjen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore po bëhet e padurueshme. Gjithashtu, pritet që Ligji për praktikat e padrejta tregtare të hyjë në fuqi më 29 shtator ku rabati dhe shpenzimet shtesë nga lista e 2.548 numrave tariforë të produkteve bujqësore dhe ushqimore në tregtinë me pakicë dhe shumicë do të kufizohen .

    Qeveria e kaluar disa herë ngriu çmimet në kuadër të pandemisë së Covid-it, krizës ekonomike dhe energjetike dhe rritjes së kostos së jetesës dhe rritjes së inflacionit. Për shembull, pas shpërthimit të koronavirusit në fillim të vitit 2020, u ngrinë çmimet e bukës, kripës, vajit, qumështit, vezëve si dhe produkteve të higjienës personale dhe dezinfektimit etj. Ndërhyrje për produktet bazë ka pasur edhe rreth festave të Vitit të Ri në vigjilje të vitit 2021. Ngrirje ka pasur edhe në muajt e parë të vitit 2023, ku janë mbuluar buka, makaronat dhe produktet e qumështit dhe në prag të Pashkëve dhe Bajramit, kur masa u shtri edhe tek frutat dhe perimet si dhe më vonë.

    Aktualisht disa qeveri të rajonit po realizojnë masa të ngjashme për të ndihmuar qytetarët e tyre. Ato po vendosin mekanizma për të ndikuar në rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur xhepat e qytetarëve.

    Në fund të gushtit, Qeveria e Malit të Zi, miratoi vendimin për kufizimin e marzheve, ku aksioni filloi më 6 shtator dhe do të zgjasë deri më 31 janar 2025, dhe nënkupton kufizimin e marzheve për prodhime që kanë rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe përmban 71 prodhime. Në Serbi qeveria po realizon aksionin” Çmime më të mira” me lirimin e mbi 700 prodhimeve. Dy javë më parë filloi kjo fushatë në të cilën 81 kategori produktesh do të jenë me zbritje të madhe. Këto produkte janë në dispozicion në më shumë se 2500 dyqane me pakicë në të gjithë Serbinë.

    Në Maqedoni në favor të stabilizimit të çmimeve të produkteve ushqimore dhe bujqësore pritet të jetë edhe Ligji për praktika të ndershme në tregti. Pritshmëritë janë që Ligji për parandalimin e tregtisë jokorrekte , jo vetëm tu japë fund keqpërdorimeve të tregtarëve dhe furnitorëve në industrinë ushqimore, por edhe të lirojë kë to çmime.

    Kufizimi i rabatit në 10 për qind, dhe jo si më parë, që arrinte në 30-40 për qind të fitimit neto, gjoba në shumën 20 mijë euro, dhe anulimi i manipulimit me çmimet. Këto janë ndër pikat kyçe të Ligji për “Parandalimin e Praktikës së Padrejtë në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore”. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Fqinjësia me Bullgarinë në rrugë qorre!

    Lajmi i rradhës

    Ndërrohet ministri, ndërrohen edhe ligjet!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë