Mexhiti: jemi kundër “branitellave”, përderisa nuk trajtohen njëjtë edhe pjesëtarët e UÇK-së

    Izet Mexhiti në tubimin përmbyllës në Tetovë në fushatën zgjedhore 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    “Jemi kundër branitellave përderisa nuk trajtohen njëjtë edhe pjesëtarët e UÇK-së”. Kështu është shprehur disa herë por edhe sonte në ClickPlus zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

    I pyetur se pse nuk ndërmarrin hapa konkrete për të dëshmuar se janë për t’i trajtuar barabar edhe branitellat dhe pjesëtarët e UÇK-së, Mexhiti me përgjigje:

    “Për momentin nuk është temë dhe ne nuk duam vetëm ta plasojë, sepse edhe ne mund ta bëjmë ligjin, ta plasojmë në Kuvend dhe mos të kalojë.
    Por pse nuk e bëni?
    Është puna ta bëjmë jo vetëm ta dorëzojmë në Kuvend”, tha Mexhiti.

    “Nuk bëhemi bashkë me Sllavjankën” – Mexhiti tregon a do të dorëhiqen nëse kalon Ligji për branitellat

    Sa i përket ligjit për branitellave, thotë se e njëjta do të mbetet e bllokuar dhe deputetët e VLEN nuk do ta votojnë. I pyetur se nëse kalon ligji a do të japin dorëheqje, thotë se ata nuk bëhen bashkë me propozuesen e ligjit, Sllavjanka Petrovskën.

    Për ligjin për branitellat, Mexhiti habitet me LSDM-në për atë se si nga parti demokratike përnjëherë kaloi në parti nacionaliste. Propozuesja e këtij ligji Sllavjanka Petrovska, para disa ditësh mbylli dyert për përfshirje të mundshme të ish ushtarëve të UÇK-së, por bashkëpartiaku i saj Fatmir Bytyqi, la derë të hapur për të diskutuar.

    “Nuk jemi rahat, jemi në siklet” – thotë Izet Mexhiti për 100-ditëshin e Qeverisë

    “Nuk jemi rahat, jemi në siklet por kjo është në të mirën edhe të qytetarëve”.

    Kështu e cilëson 100 ditë qeverisje zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

    Por i pyetur se a janë të lumtur për rezultatet në 100 ditët e para, Mexhiti me përgjigje se politikën e bëjnë numrat dhe se ata janë në Qeveri sepse përfaqësojnë shqiptarët.

    “Politikën e bëjnë numrat. Numrat i kemi në favorin tonë në këtë situatë. Jo vetëm për ne, po të ishte edhe Fronti Europian nuk do ta kishte situatën siç ka qenë para 4 vjetësh ku ka pasur një partner me 42 deputetë, ku Qeveria ishte para rrëzimit dhe varej prej 1 deputeti dhe sot kemi një situatë tjetër ku partneri maqedonas ka 58 deputetë, ka edhe një partner tjetër që ka 6 deputetë por që i ka edhe disa deputetë që i ka në thirrje të LSDM-së, e ka BDI-në te dera në pritje dhe nëse e merr, ka një shumicë që ka diku 100 deputetë. Edhe në këtë situatë kur numrat nuk janë në favor tonin, ne jemi aty sepse përfaqësojmë shqiptarët. Shqiptarët janë 30% në Maqedoni dhe ne thirremi në këtë, si përfaqësues legjitim të interesit shqiptar. Pra, kjo është ajo që na bën të veprojmë”, tha Mexhiti

    Mexhiti si rezultate përmendi mbylljen e kazinove online dhe ekzistimin e një vendimi në Qeveri për formimin e një taskgrupi për luftimin e kazinove online në të zezë, për ndarjen e fondeve për projektet e komunave, për kampusin e UNT-së.

    Mexhiti deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski për deputetin e ASh – VLEN, Halil Snopçe për ligjin për branitellat, i ka cilësuar si të ngutshme.

    Lajmi Paraprak

    Murtezani: në Bruksel nuk ka shumë shpresë për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar

    Lajmi i rradhës

    Katër hormonet e mbipeshës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë