A do të kandidojë Sejdiu në zgjedhjet lokale 2025? “Unë jam gati”

    Kryetari aktual i Zhelinës, Blerim Sejdiu në TV21 ka treguar nëse do të kandidojë në zgjedhjet lokale të 2025. Ai tha se është i gatshëm nëse edhe qytetarët janë gati që të realizohen më shumë projekte, përcjell Nistori.

    “Nëse qytetarët janë gati, jam edhe unë gati. Kemi shumë projekte të parealizuara por që i kemi gati dhe që  duhet t’i realizojmë, varen a duan qytetarët. Nëse qytetarët vlerësojnë se duhet të realizojmë projekte ende dhe më shumë unë do të jem i gatshëm”, tha Blerim Sejdiu.

    Sejdiu foli për projektet që kanë filluar në këtë komune që theks te veçantë vendosi në bulevardin në fshatin Zhelinë që siç tha, kap vlerën e 1.7 milionë euro dhe shtoi se, bëhet transformim i komunës rurale me paraqitje urbane.

    Sjediu tha se ky nuk është projekt i thejsht, por duhet aftësi dhe guxim dhe siç njoftoi, deri në fund të vitit projekti të jetë në fazën finale. Ai tutje u shpreh se shpreson që Zhelinën ta sheh qytet një ditë.

    “Kemi përkrahje nga qytetarët, e kanë pritur këtë projekt dhe është i rëndësishëm shumë për arsye se, jo vetëm që i jep një panje ndryshe Zhelinës, por e ngre në një nivel tjetër dhe bën një transformim drejt urbanizimit dhe një komunën urbane që të gjithë duam ta shohim. Synimi im si kryetar komune ka qenë nga fillimi dhe jam i përkushtuar me gjithë kapacitetet qe kam që komunën e Zhelinës dhe Zhelinën ta shoh qytet një ditë”, tha Sejdiu. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Libanezët pa kulm mbi kokë pas sulmeve shkatërruese izraelite

    Lajmi i rradhës

    Merkos do t’i merren kompetencat në arsim?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë