Kuzeska: çështjet e UÇK-së të zgjidhen me propozim ligj tjetër

    Në Daily Click në TV21 këtë mëngjes ishte Bogdanka Kuzeska, zëdhënësja e LSDM-së. Mes temave për të cilat u bisedua ishte edhe për ligji për branitellat. Në lidhje me pjesëtarë e UÇK-së, tha se çështjet duhet të zgjidhen, por jo me këtë propozim ligj.

    Bogdanka Kuzeska:”Nuk bëhet fjalë vetëm për 2001, por se mund të flitet edhe për pjesëtarët e UÇK-së. Por definitivisht po shohim standarde të dyfishta në Kuvend nga ana e kryetarit Gashi i cili tregon se VMRO-DPMNE e toleron plotësisht vetëm për të mbijetuar koalicioni”.


    TV21: Kjo do të thotë se jeni të hapur për ndryshime të propozim zgjidhjes ligjore duke i përfshirë në të edhe pjesëtarët e UÇK-së?


    Bogdanka Kuzeska: Se mund të kërkohet zgjidhje.


    TV21: Në të njëjtën zgjidhje ligjore?


    Bogdanka Kuzeska: Këtë nuk mund ta dija, sepse propozues është Sllavjanka Petrovska. Por atë që e dimë si parti, është se mund të flitet dhe të kërkohet zgjidhje.

    Lajmi Paraprak

    Kasami: zjarri në bodrumin e komunës është i qëllimshëm

    Lajmi i rradhës

    Thaçi: nuk jam më pjesë e Frontit Europian, por as nuk pendohem që isha pjesë e saj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë