Gjykata e Lartë: qytetarët në RMV do të mund të paditin shtetin para Gjykatës Administrative për shkak ajrit të ndotur

    Sipas kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e drejta e mjedisit të shëndetshëm jetësor është një e drejtë themelore qytetare dhe njerëzore dhe është e lidhur drejtpërdrejtë me menaxhimin e shëndetit të qytetarëve dhe me detyrime ligjore të nënshkruara për ruajtjen e mjedisit jetësor, raporton 360shkallë, përcjell Nistori.

    Shteti është i detyruar të siguron ajër, ujë dhe mjedis jetësor të pastër, në të kundërtën nëse i rrezikohet shëndeti, qytetarët në procedurë para Gjykatës Administrative mund të ngrenë padi. Në seancën e sotme publike të Gjykatës Supreme, u miratua ky mendim parimor juridik, ku gjyqtarët suprem diskutuan rreth nismës së një kompanie avokatie në Ohër në lidhje me atë se sa shteti i siguron kushtet që qytetarët të kenë mjedis të shëndetshëm jetësor.

    Për këtë, gjykatësit suprem kanë sjellë këtë mendim parimor juridik në mbrojtje të qytetarëve, nëse organet administrative nuk janë efikas në mbrojtjen e kësaj të drejte të garantuar me Kushtetutë.

    Profesori Borçe Davitkovski, i cili theksoi se kushdo mund të kërkojë mbrojtje dhe gjykata duhet të marrë urdhra që do t’i detyrojnë organet kompetente të veprojnë në përputhje me Ligjin për ajër të mjedisit.

    Sipas tij, në këtë mënyrë, nëse gjykata hyn në kontest për shkak se është çështje e interesit publik, gjykata do të veprojë edhe në mënyrë parandaluese për t’i bërë organet kompetente, si Qyteti i Shkupit dhe komunat, që dikush kujdeset për qytetarët e këtij vendi dhe se ata duhet t’i vënë autoritetet publike në shtyllën e turpit që nuk veprojnë sipas kompetencave të tyre.

    Profesori theksoi se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik (IShP) në vend vdesin çdo vit nga 4500 deri në 5000 qytetarë.

    Debatin nëse shteti është përgjegjës për ajrin e ndotur e ka hapur Gjykata e Lartë në mesin e korrikut dhe rast ka qenë iniciativa e një studioje avokatore nga Ohri për dy raste të ndryshme që nga Gjykata Administrative kanë arritur në Gjykatën e Lartë. Padia në Gjykatën Administrative është nisur me shembullin e disa shtetasve të Zvicrës, të cilët paditën shtetin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për shkelje të ligjeve dhe mosmbrojtje të qytetarëve nga efektet e ndryshimeve klimatike.

    Lajmi Paraprak

    Seanca për rastin Banjska – Të arrestuarit pritet të deklarohen rreth fajësisë

    Lajmi i rradhës

    Tetovë, deri 60 gra në vit preken me kancerin e gjirit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë