Kreu i ASh-së Ziadin Sela tha se Gjykata Kushtetuese dje ka heq përkatësinë etnike.
Ai tha se pasoja e heqjes së përkatësisë etnike nuk është balanceri, por suspendimi i MO-së dhe suspendimi i kushtetutshmërisë së Maqedonisë dhe tendencat për krijimin e anarkisë, shkruan Alsat.
Sela kërkoi nga ndërkombëtarët si garantues të MO-së, që të ndërhyjnë në këtë tendencë dhe këtë vendim të ndikuar nga politika në mënyrë që të ndalin planet të cilat mund të kenë pasoja jo të mira për qytetarët e Maqedonisë.
Sela tha se suspendimi i përkatësisë etnike duhet të jetë shqetësim jo vetëm për shqiptarët dhe komunitetet e tjera, por edhe për vet maqedonasit.