Do të tërhiqen 33 libra shkollorë – MASh paralajmëron modernizimin e programeve mësimore

    Me qëllim të moderinizimit të programeve mësimore, por edhe të rritjes së cilësisë së librave, do të tërhiqen nga përdorimi 33 libra shkollorë. Numri dy i Ministrisë së Arsimit, Driton Sulejmani, sqaron se bëhet fjalë për librat e klasës së parë, të dytë të katërt dhe të pestë, në gjuhën maqedonase, shqipe, turke dhe serbe.

    Sulejmani njëherit bën të ditur se ishin tërhequr edhe librat e klasës së pestë dhe të shtatë të arsimit fillor dhe dy libra të viteve të para të shkollimit të mesëm dhe nxënësit tanimë janë pajisur me libra të rinj.

    “Do të ndërhyjmë në cilësinë e librave, por edhe në modernizimin e programeve mësimore të cilat do t’i kenë nxënësit. Gjithashtu, Minstria e Arsimit dhe Shkencës ka tërhequr edhe librat e klasës së shtatë dhe të pestë, d.m.th. janë libra të rinj, edhe për vitin e parë dhe të dytë të shkollimit të mesëm, për të gjitha këto librat vetëm se i kemi shpërndarë për nxenësit dhe janë në pordorim”. – tha Zv.Ministri i Arsimit, Driton Sulejmani.

    Sulejmani sqaron se afati i përdorimit të librave shkollor është 5 vite, prandaj shfrytëzohet rasti që përveç ribotimit, të punohet edhe në modernizimin e programit.

    “Afati për përdorimin e librave është 5 vite. Pas 5 viteve shtypen libra të reja, po e shfrytëzojmë momentin edhe të vjetërsimit të këtyre librave, që t’i furnizojmë nxënësit me libra të reja, të cilat do të kenë cilësi më të lartë dhe do të jenë të modernizuara.” – deklaroi Zv.Ministri i Arsimit, Driton Sulejmani.

    Sulejmani njëherit bën të ditur se për të gjitha këto libra, është shpallur konkursi nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe nxënësit do t’i kenë në dispozicion në vitin e ri shkollor 2027-2028. Vitin e ardhshëm do të shpallen edhe procedurat për rinovimin e teksteve shkollore për klasën e tretë dhe të gjashtë të arsimit fillor, si dhe për vitin e katërt të gjimnazit.”

    Me këtë, Sulejameni thotë se do të përmbyllet plotësisht reforma e arsimit fillor dhe të mesëm gjimnazial, për materialet e reja mësimore, përkatësisht tekstet shkollore. /RTM2/

    Lajmi Paraprak

    Manjola Zaçellari: rruga drejt Europës nis në shkollë, aty ku formohet e ardhmja!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë