Perinski: ligji nuk lejon që komunat të financojnë Akademinë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve

    Nuk ekziston mundësi ligjore që komunat të financojnë shoqatën Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare, thotë ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski në një intervistë për agjencinë shtetërore AIM.

    Pas njoftimeve të komunës së Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Çairit se do të financojnë funksionimin e akademisë, Perinski thotë se është më e përshtatshme që pushtetet lokale të punojnë në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, në vend që të ndajnë fonde për diçka që nuk do të ketë funksion në vite.

    “Në thelb është përshkruar në mënyrë rigoroze në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale në nenin 11, ku thuhet se të hyrat e vetëqeverisjes lokale duhet të shpenzohen ekskluzivisht në kompetencat e përcaktuara në përputhje me Ligjin. Në përkthim, kjo do të thotë se të gjitha mjetet që mbledh komuna në çfarëdo baze shpërndahen përmes miratimit të vendimeve dhe buxheteve në mbledhje të Këshillit dhe duhet të synojnë ekskluzivisht zbatimin dhe realizimin e kompetencave themelore ligjore të vetë pushtetit lokal. Në ato juridiksione Akademia Shqiptare e Shkencave dhe e Arteve nuk ekziston. Komuna ka mundësi të financojë shoqatat dhe organizatat joqeveritare, por edhe duhet t’i zbatojë disi kompetencat themelore për të cilat ekziston ajo vetëqeverisje lokale, që do të thotë se nëse ligji lexohet drejt nuk ka mundësi ligjore për diçka të tillë”, tha Perinski.

    As në Ligjin për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, as në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale nuk ka mundësi të themelohet një akademi shkencore paralele, mikro, komunale. Edhe për një institucion të përzier shkencor që mund të themelohet nga komunat, duhet të plotësohen kushte të rrepta ligjore, si dhe një shumicë Badenter në Këshillin e Komunës ku do të krijohet një institucion i tillë i përzier shkencor.

    Lajmi Paraprak

    Mbyllet kopshti zoologjik në Shkup, dyshohet për sëmundje vdekjeprurëse te shpendët

    Lajmi i rradhës

    Kadrija: biznesmenët mbajnë çmime të larta të banesave për shkak të klientëve nga diaspora

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë