Bytyqi: qeveria po e çon vendin drejt rrënimit ekonomik

    Me borxhin prej 500 milionë eurosh nga Hungaria, mund të presim që borxhi publik t’i afrohet 70 për qind të prodhimit bruto vendor, që është një rrugë që çon në shkatërrim ekonomik, tha Fatmir Bytyqi, nga LSDM-ja. Ai paralajmëroi të dhëna shkatërrimtare mbi situatën ekonomike në vend, duke vënë në dukje se raporti i fundit i Bankës Botërore për Maqedoninë tregoi se gjendja e ekonomisë ishte alarmante.

    „Raporti vëren qartë se arsyeja kryesore për këtë rënie është marrëdhënia “nxehtë – ftohtë” me zbatimin e projekteve kryesore të infrastrukturës – Korridoret 8 dhe 10d, të cilat supozohej të sillnin përfitime ekonomike, por VMRO-DPMNE i mban ato në letër. Në vend që të ecë përpara, qeveria ka lejuar që këto projekte të mbeten të bllokuara, me pasoja katastrofike për PBB-në“, tha Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së.

    Kryeministri Hristijan Mickoski tha se që nga ardhja e kësaj qeverie, ekonomia është konsoliduar.

    „E vetmja gjë që është katastrofike në Maqedoni është situata që LSDM la pas shtatë viteve të menaxhimit të grabitjes së burimeve shtetërore. Ajo që po bën kjo qeveri e udhëhequr nga VMRO-DPMNE është konsolidimi i të gjithave. Jam mjaft i kënaqur që ndaluam rënien e lirë dhe është mirë që pas ardhjes së kësaj qeverie, përsëri të gjithë treguesit janë pozitivë“, u shpreh Hristijan Mickoski -Kryeministër.

    Raporti i Bankës Botërore tregon se në fund të këtij viti, Maqedonia do të ketë rritje ekonomike prej 1.8 për qind, dhe do të rritet në 3 për qind në vitin 2026. Sipas këtij raporti, Maqedonia pritet të ketë rritjen më të ulët ekonomike në fund të vitit 2024 krahasuar me vendet e tjera të rajonit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Si të kemi më shumë energji pa konsumuar kafeinë!

    Lajmi i rradhës

    “Shteti nuk e di rëndësinë veterinerëve” / Profesioni po shuhet, të rinjtë në RMV nuk kanë interesim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë