Mickoski: nuk heq dorë nga ndryshimet kushtetuese me veprim të vonuar

    Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski një interviste për Radion Evropa e Lirë, zotohet se është një bashkëbisedues i gatshëm për kompromise, por vetëm nëse kjo do të prodhojë rezultate respektivisht anëtarësim fuqiplotë të RMV-së në BE.

    Ai tha se nuk heq dorë nga ndryshimet kushtetuese me veprim të anuluar, por shprehet kategorik se nuk do të pranojë, sic thotë, diktate e ultimatume.

    “Fatkeqësisht, për shkak të padrejtësisë që iu është bërë qytetarëve të Maqedonisë, ne sot nuk mundemi as negociatat t`i fillojmë. Kjo nuk është një garë ku vetëm duhet të marrim pjesë. Ne kemi ardhë në situatë se kur duhet ta nisim garën, duhet ta dijmë se duhet ta përfundojmë këtë garë, e jo sërish të kemi pengesa dhe sërish të duhen dekada, nënçmime etj. Unë nuk jam bashkëbisedues i tillë. Po, jam I gatshëm për kompromise, por vetëm nëse kompromisi do të thotë rezultate që do të nënkuptojnë anëtarësimin tonë fuqiplotë në BE” – tha Mickoski.

    Mickoski tha se nuk ka ndikim rus në vend, por vlerëson se euroskepticizmi nxitet nga një pjesë e politikanëve bullgar.

    Lajmi Paraprak

    Komisioni historik RMV-Bullgari, më mirë të jetë apo të mos jetë?

    Lajmi i rradhës

    Ndërtimi i Korridorit 8 në pikëpyetje! Bizneset: do të ketë pasoja negative në ekonomi dhe biznes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë