Ndikimi i Zaevit në LSDM | Filipçe: as telefonin nuk e hap, është jashtë politikës

    Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në “N’Dritë” në Alsat tha se nëse vjen në pushtet do të garantojë që provimi i jurisprudencës të jepet tërësisht në shqip. Sipas Filipçes, s’ka kurrfarë arsye të mos lejohet të jepet provimi në gjuhën në të cilën kanë mbaruar studimet, përcjell Nistori.

     “Nëse dikur vini në pushtet a do t’u garantoni studentëve dhe nëse do ta respektoni Kushtetutën dhe Ligjin për Gjuhët dhe provimi i jurisprudencës studentët shqiptarë ta japin 100% në shqip?

    “Gjithsesi se në çfarëdo forme ligjet dhe Kushtetuta patjetër të respektohen. Por në këtë rast? Po absolutisht mendoj se duhet ta japin në gjuhën në të cilën e kërkojnë, pse një çështje e tillë të krijojë shqetësim?”, theksoi Filipçe.

    Sipas Filipçes, s’ka kurrfarë arsye të mos lejohet të jepet provimi në gjuhën në të cilën kanë mbaruar studimet.

     “Nëse dikur vini në pushtet a do t’u garantoni studentëve dhe nëse do ta respektoni Kushtetutën dhe Ligjin për Gjuhët dhe provimi i jurisprudencës studentët shqiptarë ta japin 100% në shqip?

    “Gjithsesi se në çfarëdo forme ligjet dhe Kushtetuta patjetër të respektohen. Por në këtë rast? Po absolutisht mendoj se duhet ta japin në gjuhën në të cilën e kërkojnë, pse një çështje e tillë të krijojë shqetësim?”, theksoi Filipçe.

    Ai mohoi akuzat e VMRO-DPMNE-së se ish kryetari Zoran Zaev vazhdon të ndikojë në politikat dhe vendimet partiake të LSDM-së. Sipas Filipçes, Zoran Zaev as nuk e hapë telefonin dhe është jashtë politikës.

    “Zoran Zaev është jashtë politikës tanimë më shumë se 5 vjet. Njeriut as i intereson, as ka qëllime e as që diçka bën që të ndikojë në politikat që ne i miratojmë në kryesi. Njeriu në telefon nuk paraqitet. Ja ta dini sa është i interesuar për politikën aktuale. Në telefon nuk paraqitet kur thoni, juve nuk ju lajmërohet? Ajo nënkupton se nuk ndikon e as që ka interes të ndikojë në politikat tona. E as që e ka bërë në periudhën e kaluar”, tha Filipçe.

    Lajmi Paraprak

    Ky regjim duhet shembur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë