Rivaliteti krijoi Renesancën: armiqësitë e artistëve të mëdhenj

    Nga: Alastair Sooke, kritik i artit / The Daily Telegraph
    Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com

    Në adaptimin e “Disney”-t të veprës Rivalët [Rivals] nga Jilly Cooper, shkrimtarja romantike Lizzie Vereker ulet pranë makinës së saj të shkrimit dhe imagjinon një “botë të pasionit të shfrenuar”, të përndjekur nga “bishat që nuk zbuten”, të cilat janë të uritura për status dhe seks. “Gjithmonë duhet pasur kujdes”, paralajmëron ajo, “të mos të të hanë”.

    Vereker përshkruan dëshirën për të qenë më e mira, që formëson rrethin e saj të shtresës së lartë në fshat, por ajo mund të përshkruajë po aq mirë edhe venitjen në botën e artit – siç na kujtoi së fundmi Tracey Emin, kur tha se kolegu i saj i dikurshëm në lëvizjen e Artistëve të Rinj Britanikë, Damien Hirst, nuk përfaqësonte më “forcën” (artistët meshkuj, sugjeroi ajo, “arrijnë kulmin në të dyzetat e tyre”). Javën tjetër, një ekspozitë në Akademinë Mbretërore të Arteve do të eksplorojë një tjetër rivalitet, atë që ndodhi në Toskanë në fillim të shekullit XVI, kur u ballafaquan tre gjigantët e Rilindjes Italiane – Leonardo [Leonardo da Vinci], Mikelanxhelo [Michelangelo Buonarroti] dhe Rafaeli [Raffaello Sanzio da Urbino].

    Në ditët e sotme, bota e artit minimizon rëndësinë e konkurrencës dhe thekson komunitetin. Koncepti i gjenialitetit artistik ka dalë prej vitesh nga moda; historianët e artit tani vlerësojnë marrëdhëniet familjare dhe shoqërore që kontribuojnë në sukses. Çmimi “Turner” është një shembull i këtij trendi. Në vitin 2015, ai iu dha “Assemble”-it, një grupi të gjerë arkitektësh dhe dizajnerësh, dhe jo artistëve. Vitin tjetër, Helen Marten, e cila kritikoi çmimet si “me të meta”, premtoi të ndante fitimin prej 25 mijë funtash me kandidatët e tjerë. Në vitin 2019, çmimi u nda mes të katër artistëve të nominuar, të cilët kishin formuar një “kolektiv” të ri. Një tjetër “kolektiv”, një grup artistësh dhe aktivistësh nga Irlanda e Veriut me pseudonimin “Array”, fitoi çmimin në vitin 2021.

    Megjithatë, siç kujton ekspozita e Akademisë Mbretërore, Mikelanxhelo, Leonardo, Rafaeli: Firence, c. 1504 [Michelangelo, Leonardo, Raphael: Florence, c. 1504], rivaliteti është i rrënjosur në historinë e artit. (E njëjta treshe konkurruese do të jetë gjithashtu subjekt i një dokumentari me tri pjesë në “BBC”, Rilindja: Gjak dhe Bukuri / Renaissance: The Blood and the Beauty, ku Charles Dance ka rolin e Mikelanxhelos.) Ekspozita shqyrton një episod të famshëm të artit perëndimor, kur Leonardo dhe Mikelanxhelo u përballën drejtpërdrejt në Firence, pasi të dy u ngarkuan të krijonin muralet për sallën e këshillit në Pallatin e Sinjorias (tani i njohur si Pallati Vekio), për të përkujtuar fitoret e Firences.

    Leonardo u ftua i pari, në vitin 1503; një vit më vonë, menjëherë pasi kolosi i tij prej mermeri, Davidi, u shfaq para Pallatit Vekio, edhe Mikelanxhelo u ftua të dekoronte të njëjtën dhomë madhështore. Për herë të parë, dy artistët më të shquar të Italisë – me një dallim në moshë prej gati një çereku shekulli (Leonardo lindi më 1452; Mikelanxhelo më 1475) – po punonin (pothuajse) krah për krah në qytetin ku të dy ishin rritur. Dhe, sipas biografit të tyre të shekullit XVI, historianit të artit Giorgio Vasari, ata nuk e duronin dot njëri-tjetrin.

    Lajmi Paraprak

    Messi po planifikon një rikthim sensacional te Barcelona

    Lajmi i rradhës

    Murtezani: kërkohet garancë që pas ndryshimeve kushtetuese do të përmbyllet procesi eurointegrues

    Lajme tjera

    Mendime rreth përkthimit

    Diana Kristo Gjuha dhe përkthimi Njeriu është qenie sociale, e aftë për të krijuar struktura komplekse marrëdhëniesh sociale…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë