Nderim për klerikët myslimanë, dënuar deri në vdekje nga diktatura: Hafiz Ali Korça me dy djemtë e tij

    I dënuar që në 1945 e deri sa vdiq, Hafiz Ali Korça u vu në survejim të Sigurimit të Shtetit deri pas të tetëdhjetave, kohë kur u vendos që dosja të mbyllej. Dy djemtë e tij po ashtu u dënuan si armiq, njëri me vdekje, tjetri me burg e përndjekje deri kur mbylli sytë.

    Sot, në këtë ditë reflektimi, Autoriteti për Informim sjell në vëmendje klerikët myslimanë të survejuar, të dënuar politikisht dhe të përndjekur në vite, dhe kontributin e tyre të çmuar për atdheun, shoqërinë dhe vlerat njerëzore.LEXO EDHE:VIDEO/ Xhojsi i letrave shqipe, Ledion Krisafi për ciklin mistik të jetës

    1 / 5PrevNext

    Studiuesi Msc. Denis Qosja ka vlerësuar herët se Hafiz Ali Korça “luftoi gjithmonë me armë, me dituri dhe me penë për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, si dhe për bashkimin e shqiptarëve kundër shovinistëve grekë e serbë, dhe jo për ndonjë ideal të veçantë si ai i komunistëve.

    Duke iu kundërvënë bolshevizmit dhe duke parandjerë ardhjen e një “reje të zezë” për Shqipërinë dhe shqiptarët, ai e godet fort atë qysh para instalimit të diktaturës komuniste, kur shprehet:

    Bolshevizma s’pajton kurrë

    Me dinin e Muhammedit

    Çelët do ta kenë luftën

    Gjer ditën e Kijametit.

    Ndërsa për vuajtjet e veta, në pak rreshta, ai i përmend shumë bukur në një nga strofat e shkruara në manifestin e tij të rëndësishëm “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë”, ku thotë:

    Për Shqipërinë u përpoqa

    rezikova jetën t’ime

    Nuk rëfehet se sa hoqa

    se shteti m’i njihte krime.

    Veprimtari tjetër e rëndësishme atdhetare e Hafiz Ali Korçës është pjesëmarrja e tij në Kongresin e Dibrës, më 23 korrik 1909, ku merrnin pjesë edhe shumë atdhetarë të tjerë të shquar, si: Aqif Pashë Elbasani, Abdyl bej Ypi, Dervish Hima (të cilit Hafiz Ali Korça i ka dedikuar një poezi në kohën që ndërroi jetë).

    Fjala e Hafiz Ali Korçës në këtë kongres ishte kryesorja, ndërsa për vendimet e tij kanë folur gjerë e gjatë Abdyl Ypi në librin e tij “Kongresi i Dibrës dhe Hafiz Ali Korça” (1918), si dhe Haki Sharofi në librin “Kongresi i Dibrës”, të lënë dorëshkrim, por të botuar në vitin 2009, në Tiranë, nga djali i tij, Islam Sharofi.

    Për veprimtarinë e tij të shquar patriotike dhe për përkrahjen që ai jepte për përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe, kanë shkruar edhe gazetat e njohura të kohës në gjuhën osmane në Stamboll, si gazeta “Sabah” (30 maj 1311 [1894]) dhe gazeta “Aksham” (9 korrik 1318 [1903]).”

    Lajmi Paraprak

    Më kanë përdhunuar vajzën! Do t’ua shqyej zemrat nga kraharori!

    Lajmi i rradhës

    Filipçe: Vaksinohuni dhe bëhuni ambasador të imunizimit, me qëllim që t’u kthehemi gëzimeve familjare

    Lajme tjera

    PIKTURA

    Burim Myftiu Një pikturë e tmerrshme më kapi në krahMe hijen e saj mbuloi çdo gjëRridhja në agoniSi…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë