Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka qëndruar mbrëmë në Negotinë të komunës së Vrapçishtit. Nga atje ka bërë thirrje deri te Prishtina dhe Tirana që ta ngrisin zërin, përcjell Nistori.
“Populli do ta mbrojë gjuhën shqipe të fituar me gjak”, ka thënë Ahmeti.
“Vrapçishti dhe mbarë populli shqiptar do ta mbrojë gjuhën shqipe që me gjak e sakrificë është fituar. Shqiptarët nuk do ta tolerojnë këtë. Do t’i bllokojnë rrugët e Maqedonisë së Veriut. Presim që gjatë mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Qeveria e Republikës së Kosovës ta ngrisë çështjen e gjuhës shqipe. Reagim presim edhe nga të gjitha partitë në Kosovë, siç presim reagim edhe nga Tirana”, ka thënë mes tjerash Ahmeti.
Ndërkaq, Ahmeti, insiston në çdo takim për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale vitin e ardhshëm. Ai ditë më parë nga Kërçova tha se e mban për fjale kryeministrin Mickoksi në atë që e tha gjatë seancës së pyetjeve të deputetëve. /Nistori/