Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë dhe të ndërtimit

    Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prekuri nga mungesa aktuale akute e punëtorëve të kualifikuar, u tha në një studim të ri.

    Afër 47.400 vende të lira pune nuk kanë mundur të plotësoheshin me aplikantë të kualifikuar më 2023-2024, tha hulumtimi i kryer nga Qendra për Konkurrencë për Punësimin e Punëtorëve të Kualifikuar e Institutit gjerman për Ekonomi.

    Mungesa më e madhe është për fizioterapeut, me gati 1.600 vende të lira puna. Mungesa e asistentëve dentarë është 7.350 dhe 7.100 vende të lira puna janë për personelin e kujdesit shëndetësor dhe infermierë.

    “Popullsia që po plaket çon në rritjen e kërkesës për shërbime të kujdesit shëndetësorë. Kjo rritje është barë për punëtorët aktualë të kualifikuar”, thanë autorët e studimit.

    Edhe në vitet paraprake, sektori i shëndetësisë në Gjermani ishte i pari sa i përket mungesës së punëtorëve të kualifikuar.

    Ndërkaq, sa i përket të gjitha industrive nga korriku i vitit 2023 deri në qershor të vitit 2024, mesatarisht kishte mungesë të mbi 530.000 punëtorëve të kualifikuar.

    Sektori i dytë që renditet me mungesën më të madhe të punëtorëve është ai i ndërtimit me rreth 42.000 vende të reja pune. Ndërkaq edhe 10.350 vende të lira puna, tha studimi, ishin sa i përket instalimeve elektrike. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Dameva: drejtori i Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë është zgjedhur në mënyrë skandaloze

    Lajmi i rradhës

    Plakja e trurit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë